osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Saimir Vishaj: Të shkarkuarit nga vetingu po pastrojnë paratë me studio avokatie, të rrinë 15 vjet larg sistemit të drejtësisë

Saimir Vishaj: Të shkarkuarit nga vetingu po pastrojnë paratë me studio avokatie, të rrinë 15 vjet larg sistemit të drejtësisë

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga të dyja shkallët e vetingut për shkak të problemeve të shumta me pasurinë. Por kjo gjë ka sjellë një sërë reagimesh të forta, ku për ta është kërkuar edhe hetim për pasurinë dhe sekuestrim i tyre nëse është vënë në mënyrë të paligjshme.

Avokati Saimir Vishaj u shpreh ditën e djeshme se rreth 167 persona të larguar nga vetingu kanë hapur zyra avokatie dhe po pastrojnë para. Gjatë një interviste televizive, ai tha se në bazë të ligjit të shkarkuarit nga vetingu duhet të rrinë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe sipas tij ata nuk duhet të ushtrojnë të drejtën e avokatisë. “Kemi kapacitete, por ne nuk do të thotë se do të bëjmë të njëjtat gabime që kemi çuar në Gjykatën e Lartë.

Duam të kemi një produkt që nesër kur të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare, t’i kemi shteruar të gjitha mjetet. dhe nëse flasim për 110 vendime që shteti shqiptar është për të paguar detyrimet për një proces të rregullt gjyqësor, të mos i ketë më, sepse është faturë shumë e madhe.

Me ato lekë që mund të lajmë gabimet e gjyqtarëve, të cilët u larguan nga vetingu, mund të bëjmë kopsht, çerdhe, mund të rrisim rrogat e pensionistëve. Ata 167 vetë që kanë ikur dhe kanë hapur ca studio avokatie që po pastrojnë lekun sot.

Dolën në veting, u larguan si subjekte të rivlerësimit dhe sot po pastrojnë lekët. Edhe kjo nuk është lloj reforme, sepse reforma do të thotë se për 15 vjet të jenë bashkuar të gjithë bashkë, asnjë nga produktet që ishin subjekte të vlerësimit të mos jenë më në prag të sistemit të drejtësisë.

Por jo të largohen prokurorë dhe gjyqtarë edhe sot i kemi përsëri avokatë”, tha Vishaj. Avokati komentoi edhe vakancat që janë krijuar në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Sipas Vishajt, vonesat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese janë përgjegjësi e KLGJ-së. “Të gjithë duam sa më shpejt të ngrihet një Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë e Lartë, por nuk varet më nga subjektet politike.

Subjektet ranë dakord me 140 vota për ta ndryshuar këtë lloj drejtësie. Tani janë instrumente si KED dhe KLGJ-ja, dhe ne duhet të ndalemi. Në Shqipëri mungon pushteti gjyqësor. Kjo është një përgjumje e KLGJ-së. Ne duhet t’u bëjmë thirrje juristëve për të konkurruar. Kjo reformë është nisur dhe nuk ka zot ta ndalojë”, tha ai.