Nga Arben Meçaj
Gjatë daljeve televizive kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpalosur në parim disa pista të programit te tij elektoral.
“Me Bashën kryeministër: Shqiptarët do të kenë takstë të sheshtë 9%.
Ata që marrin deri 300 mijë lekë e mbi 300 mijë lekë, taksa do të jetë 0.
Kontributet shoqërore 18%, fasha e energjisë për biznesin për biznesin prodhues do te riprezantohet.
Do te riprezantohet dhe fasha mbrojtëse jo asaj që është sot, por dhe për shtresat në nevojë.
Do te hiqet taksa Rama për karburantin …”
Ne “Shportën e Premtimeve”, gjykoj se më interes për momentin dy ishin pista te programit, që dukshem sensibilizuan interesin e opinionit analitik shqiptar.
1- Kufizimi i mandatit ekzekutiv te Ekzekutivit.
2- Masa serioze ne politiken ekonomike te vendit, masa qe konsistonin ne ulje taksash dhe rritje kontributesh
Eshtë LEME tashmë se: Besueshmëria e argumentit te përdorur nga politika është faktor qe do te ndikojë pa kushte në produktin reciprok electoral.
Vecanërisht këto zgjedhje do te mbështeten në Faktorin BESUESHMERI.
Eksperienca tradicionale dhe shqiptare kane vertetuar se kyci i suksesit te zhvillimit te vendit eshte qendrueshmeria institucionale, qendrueshmeria e kontinuiteti i politikave ekonomike, serioziteti, pjekuria, korrektesa shkencore dhe aplikative e risive te premtuara apo aplikuara nga politika.
Nuk kemi komoditetin te eksperimentojme, aq me tepër të zhytemi ne qorsokake populiste aq shume te preferuara dhe eksperimentuara me deshtim ne “Habitatin” e varfer shqiptar.
Në këtë periudhe paraelektorale, eshte mese normale, le ta quajme dhe oponente apo si të duam, qe te analizojme BESUESHMERINE praktike te cdo premtimi elektoral.
Dhe pse momenti ekonomik i premtimit Basha do te jete thelbi i ketij artikulli, nuk mund te mos qendroj tek premtimi Basha: Kufizimi i mandatit te Ekzekutivit.
Kjo praktike u fut ne jeten politike ne Amerike ne fillesat e dederalizmit. Presidenti amerikan mund të qeverise vetem dy mandate 4- vjecare, sado i suksesshem te jete.
Dua të sqaroj se ka qene nje nga aktet qe kontriboi ndjeshem ne dinamiken e progresit të shoqerisë amerikane, dhe si e tille vlen te konsiderohet.
Ishte vete George Uashington, presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, qe prezantoi përdorimin e kufirit të mandatit, edhe nëse nuk ishte parashikuar me Kushtetutë.
Ky akt u aplikua në një sistem Republike Presidenciale, vetem ne Amerike, dhe vetem për presidentin. Presidenti amerikan zgjidhet nominalisht direkt nga populli. Por kjo normë nuk ështe e vlefshme për senatoret apo kongresmenet.
Në Republikat Parlamentare, baza e qeverisjes eshte “dominanca” ne Parlament.
Këte “dominance” e jep populli, me votim te programeve partiake dhe deputeteve. Pra “dominanca” parlamentare mbeshtetet mbi qelizat partiake.
Partitë kanë jetën e tyre, kryetarin e tyre,… dhe objektivin absolut, sa programor aq dhe natyror: Marrjen e qeverisjes se vendit, berjen e kryetarit te tyre kryeminister.
Mbi këte logjike funksionon absolutisht gjithe rendi demokratik (dhe jo vetem) ne te gjithe botën. Ne jeten politike, partite jane instrumentat legjitime te luftes per pushtet, jane institucine absolutisht te pavarura, si ne planet organizative, aq dhe programore.
Eshtë shkelja me flagrante demokratike, shkelje qe cenon rende themelet e rendit kushtetues te nderhysh dhe imponosh strukturen organizative apo funksionale te partive duke limituar pushtetet e kryetarit te tyre.
E natyrisht, premtimi per kufizim mandator eshte ligjerisht i pamundur, teknikisht i paimponueshëm, demokratikisht një precedent tepër i rrezikshem i funksionalitetit te rendit demokratiko kushtetues.
Kete premtim z.Basha duhet te mos e perserite me, para se bumerangu euferiko-demagogjik t’i kthehet mbi krye.
Ti kthehem tashmë premtimit ekonomik.
Paraprakisht do të me duhet te ofroj disa shifra mbi dinamiken e buxhetit ne periudhën 2013-2022 (2022 preventiv )
Ajo që bie në sy ne kete informacion eshte struktura e buxhetit shqiptar ne vite.
Eshte struktura më anakronike ne financat e një shteti, produkt i politikave populiste te pa pergjegjshme dhe të dëmshme te politikes shqiptare.
Në vitin 2013 gati 100% e të ardhurave që grumbullonte shteti shkonte per… Shpenzime Korrente. Për ata që nuk e dinë, Shpenzimet Korrente janë paga, pensione, kompesime, mirëmbajte operative, detyrime financiare…
Sa me siper, gjithe e ardhura qe mblidhej ne 2013 shkonte vetem per “te ngrene”. Cdo investim realizohej vetëm nga BORXHI.
65,409 milion lekë investime kapitale dhe 65,424 milion deficiti janë treguesit per kete vit
Aktualisht ky raport eshte 87.3% Shpenzime Korrente me treguesa 93,901milion lekë investime kapitale dhe 22,705 milionë deficiti.
Ndërkaq interes paraqet dhe treguesi i te Ardhurave 328,627 milion lekë në 2013 dhe 529,826 milionë lekë në 2021 me nje shtese pre rreth 201,000 milionë lekë, apo rreth 67%.
Duke i parë keto tregues ne detaje, konkludon ne nje politike progresiste fiskale te qeverisjes 8- vjecare socialiste.
Me këto te dhëna, të futesh në pisten e debatit të performances fiskale të qeverisjes 8- vjecare socialiste është vetëvrasje elektorale, po qe se do referosh qeverisjen demokratike.
Ndërkaq, këto tregues janë realizuar falë politikave fiskale të programuara dhe realizuara nga qeverisja socialiste.
Eshtë normale që Basha te dalë me alternative ekonomike elektorale.
Por premtrimet e tij të ekspozuara në daljet mediatike jane vetem deklarata teper skematike, te varfëra dhe me permbajtje te eksagjeruar euforike populiste.
E që keto deklarata të gëzojnë besueshmeri teknike dhe politike, z. Basha do të duhet t’i japë pergjigje pyetjeve:
1- C’farë strukture në raportet strukturore: të Ardhura/ Shpenzime Korrente/ Investime Kapitale do të realizoje qeverisja e tij?
2- Nëse do të ulë taksat dhe rrise kontributet c’fare instrumentash do të shfrytëzoje per te garantuar te ardhurat e domosdoshme ne buxhet?
Shkurt, z. Basha, duke mos paragjykuar populizmin anarko- populist të premtimeve elektorale, duhet që te vendose ne kuadratet “bosh” te Tabelës Fiskale standard te Buxhetit te Shtetit. ëëë.financa.gov.al/buxheti-ne-vite. Shifra. Me tej, ketu jemi !
Personalisht me keqardhje shpreh dyshime serioze mbi premtimet e zotit Basha.
Eshtë e drejte që nga Basha te premtohet cdo gjë qe ai, apo ekspertet e tij e gjykojne se është e arsyeshme.
Por është DETYRE e tyre te shpallin, argumentojne, bindin: SI.
Pushtetin e marrin politikanët, por efektet e tij i jetojmë ne.
Dhe që ta marrësh, duhet ta meritosh më shume se konkurrenti yt z. Basha!