Në kuadër të rinisjes së procesit ndaj Izet Haxhisë, prokuroria ka kërkuar për herë të parë dëshminë e Sali Berishës, personit të akuzar drejtpërdrejt lidhur me implikimin e tij në vrasjen e Azem Hjdarit, ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë Sali Berisha dhe Jaho Mulosmani .
Ndërkohë mësohet se avokati i Haxhisë Idajet Beqiri, ka kërkuar që të pyeten motrat Aishe dhe Zylfie Haklaj, Muharrem Haklaj dhe Zenel Neza.
Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.(TemA)