Sulmi i ndodhur mbrëmë gjatë natës në Siri ishe një kërkesë e Donald Trump, i cili mori mbështetjen e aleatëve europianë, Britani dhe Francë.
Trump ndërhyri në Siri pas sulmit me gaz vdekjeprurës, i dyshuar si sulm i Asad ndaj rebelëve ku mbetën të vrarë 40 persona dhe qindra të plagosur.
Ajo që u pa mbrëmë në qiellin sirian, ishte përpjekja e dëshpëruar për t’u bërë ballë raketave ajrore nga forcat amerikane, britanike dhe franceze në Damask, duke aktivizuar mbrojtjen e ajrit.
Mbrojtja e ajrit siriane u përpoq të përballonte agresionin e kombinuar amerikano-frëng-britanik që synonte të paktën tre zona ushtarake në Siri.
Videoja e reagimit sirian ndaj raketave perëndimore është marrë nga agjencia video Ruptly e RT-së.
Pamjet tregojnë se raketat siriane sipërfaqësore ndaj ajrit i përgjigjen sulmit.
Mund të shihet tymi në rritje nga një institucion kërkimor shkencor në Barzeh, të cilin koalicioni që kreu sulmin pretendon se ishte i përfshirë në prodhimin e armëve kimike dhe biologjike.
Sipas njoftimeve, duke cituar burimet e qeverisë siriane, rreth 30 raketa janë nisur nga SHBA dhe partnerët e saj evropianë dhe mbrojtja ajrore e Sirisë arriti të kapë afërsisht një të tretën e tyre.
Goditjet e të premtes panë mbi 100 raketa të nisura në Siri, tha sekretari i mbrojtjes i SHBA Xhejms Mattis për gazetarët. Mbetet e paqartë se cilat armë janë përdorur, por SHBA-të vendosën 59 raketa Tomahawk kundër bazës ajrore Shayrat në Siri vitin e kaluar.
Matiss tha: Ne kemi përdorur pak më shumë se dyfishin e numrit të armëve këtë vit sesa kemi përdorur vitin e kaluar. Ne ishim shumë të saktë dhe proporcionalë, por në të njëjtën kohë ishte një sulm i fusqishëm”.
Duhet pritur për zhvillimet në orët e ardhshme, pasi aleatët e Bashar Al-Asad, Rusia dhe Irani nuk e kanë pritur aspak mirë këtë sulm dhe kanë reaguar me tone të ashpra duke u shprehur se ku sulm do ketë pasoja të rënda. Ndërsa vetë Irani ka paralajmëruar se ky sulm do ketë pasoja rajonale që nuk mund të parashikohen.