Ndërhyrja e SHBA dhe aleatëve të saj në Siri, ku gjatë orëve të para të mëngjesit nisi hedhja e raketave, ka ‘mbërthyer’ vëmendjen e mediave botërore.
Sulmi shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Ky i fundit njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.
Footage from earlier this morning from #Damascus #Barzeh in distance where #SSRC was hit, with one cruise missile after the other. #SyriaStrikes pic.twitter.com/4JeVJycCdu
— Riam Dalati (@Dalatrm) April 14, 2018
Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit. Për më tepër shihni pamjet gjatë momentit të sulmit me raketa në Damask.
The moment multiple #US cruise missiles hit a research facility in #Barzeh, #Syria…pic.twitter.com/qexgUi7AfZ
— The Intel Crab (@IntelCrab) April 14, 2018
/BalkanWeb)