osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokatja e Popullit pa dorashka: Do isha martuar me femër, por nuk i përkas atij komuniteti (Video)

Avokatja e Popullit pa dorashka: Do isha martuar me femër, por nuk i përkas atij komuniteti (Video)

Mund të konsiderohet epik fjalimi i mbajtur sot nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë një aktiviteti për mbrojtjen e personave që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI. Teksa komentonte një fotomontazh të shpërndarë në rrjetet sociale, avokatja u ndal gjatë të fliste për prirjet e saj seksuale, të cilat, siç edhe u shpreh nuk kishin lidhje me ato të këtij komuniteti. Nuk dimë pse duhej bërë ky sqarim, por Ballanca ka tregua se ishte e pa martuar, por nga ana tjetër nuk do të druhej të martohej me një femër, në rast se i pëlqente.

Avokatja thotë ndër të tjera se, për të mbrojtur të drejtat e atyre që mbrojnë LGBTI duhet të angazhohen liderët e komunitetit, politikanët dhe qeveritarët.

“Jo më larg se një javë më parë pashë të publikuar nëpër Facebook për herë të parë veten time si nuse. Me një fustan të bardhë, por e martuar me një femër (Qesh) me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla vetëm për faktin se thashë që të drejtat e komunitetit gay duhet të mbrohen në Shqipëri. Pavarësisht, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më martojnë me një femër, në fakt nuk ndjehem keq unë jam një njeri i pa martuar. Mund të martohem, por jo me një femër se nuk i përkas atij komuniteti, por dua të them që njerëzit e çojnë kaq në të tejskajshëm diskutimin sa vërtetë thonë pse ta bëj unë këtë kur nuk kam pse t’i hyj këtij debati. Prandaj them që është e vështirë për njerëz të cilët, mua nuk më cënon fare ajo foto që është publikuar, por mendojini njerëzit e tjerë që mund të jenë njerëz vulnerabël, se sa shumë tërhiqen për tu përballur me një realitet, që sa të vështirë e kanë për të folur me njerz që kanë një mendim ndryshe. Prandaj them duhet, sigurisht një qasje tjetër, ne duhet të flasim cdo sekondë jo vetëm për vete, por që ta heqim këtë kategori nga ndikimi, ose për të minimizuar ndikimin e tyre në publik. Puna e parë iu takon personave që janë shembull dhe liderë në komunitet, që nga deputetët, qeveria politikanët për të ulur nivelin e gjuhës së urrejtjes dhe për të mos e anatemuar kundërshtarin vetëm se mendon ndryshe nga ai”,- shton ajo.

Më tej gjykojeni vetë, por avokatja është e mendimit se çështja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut duhet kthyer në modë. “Të mundohemi, të bëjmë ç’është e mundur ta kthejmë sa më në modë çështjen e të drejtave të njeriut, pikërisht duke mbrojtur ata persona që promovojnë të drejtat e njeriut bëjmë një gjë shumë të mirë”,- thotë avokatja./BalkanWeb)