Kryeministri, Edi Rama shprehet se Indeksi Global i Bankës Botërore e vlerëson Shqipërinë si një nga 10 vendet që ka përparuar më shumë në arsim dhe shëndetësi vitet e fundit.
Sipas këtij Indeksi, Shqipëria ka bërë përparim në zhvillimin e fëmijëve dhe jetëgjatësinë e adutëve.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë konstatim shumë inkurajues të Indeksit Global të Bankës Botërore, ku Shqipëria vlerësohet si një nga 10 vendet që ka përparuar më shumë në arsim e shëndetësi në vitet e fundit, ju uroj një të diel të mbarë.”, shkruan Rama.