Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ndërsa u shpreh në një intervistë për “DW” se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.
Ai foli edhe për një datë të mundshme për konferencën për negociatat.
“Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Evropian. Por ajo që është e padyshimtë është që ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm dhe pavarësisht se çfarë do vendosë Këshilli Evropian, është një vendimmarrje që varet më tepër nga dinamikat e brendshme se çfarë bëjmë ne, ne do vazhdojmë me vullnet e durim. Ne shpresojmë që konferenca të ndodhë në fund të këtij viti por nëse jo vitin e ardhshëm. E përsëris është një çështje që ka të bëjë me dinamikat e Brendshme të BE”, tha Rama.