osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Carlo Bollino: Beteja ime për të vërtetën kundër Berishës, që zgjati 25 vite

Carlo Bollino: Beteja ime për të vërtetën kundër Berishës, që zgjati 25 vite

Pas 25 vjet shpifjesh, të bëra pa dallim kundër kujtdo që ai e konsideronte “kundërshtar”, pra edhe kundër meje, për herë të parë Sali Berisha u dënua nga një Gjykatë për shpifje. Madje eshte hera e pare qe Drejtesia e denon per dicka. Beteja ime gjyqësore u fitua. Sali Berisha është njohur fajtor si shpifës, pasi ajo çka kishte shkruar dhe deklaruar kundër meje ishte krejtësisht false dhe për këtë duhet të më dëmshpërblejë me 100.000 lekë të reja: natyrisht shifra është simbolike, por mund të ishte edhe vetëm 10 lekë, ajo që ka rëndësi këtu është thelbi. Vendimi është historik, pasi edhe politika këtej e tutje do të duhet të fillojë të respektojë peshën e fjalëve dhe vlerën e së vërtetës.

Shkruan: Carlo Bollino

Për vite me radhë kam qenë objekt i shpifjeve të Berishës dhe njerezve të tij, që nga viti 1994, kur nuk ma fali që gazeta të cilën e kisha themeluar (Gazeta Shqiptare), nuk e kishte mbështetur në ëndrrën e tij të ndryshimit të Kushtetutës dhe të transformimit të rolit të tij të presidentit të Republikës në atë të një sovrani. Kam duruar për vite me radhë hakmarrjet e tij verbale (ndonjëherë edhe fizike), duke iu përgjigjur shpifjeve të tij vetëm me forcën e arsyes sime dhe integritetit tim, etik dhe profesional. E kam duruar deri dy vjet më parë, kur, gjatë delirimit publik të radhës në Facebook dhe në një intervistë televizive, Berisha u rikthye të më akuzonte, siç e kishte bërë ndër vite, se kisha përfituar prokurime publike me vlerë miliona euro nga qeveria “e mikut Edi Rama”, madje edhe se isha i lidhur me Sacra Corona Unita-n, mafian puljeze, të cilën unë, që prej vitit 1983 (si gazetar i ri i kronikës në Itali), në të kundërt, pata i pari kurajon për ta denoncuar.

I kam ditur gjithnjë lidhjet e fuqishme që Sali Berisha vijon të ketë me gjykatat shqiptare, por këtë herë vendosa të provoj të kërkoj drejtësi. I asistuar nga avokat Aranit Roshi, një profesionist kurajoz, po aq i saktë në analizën juridike të fakteve, sa edhe i vendosur në veprimin procedurial, depozitova padi civile për shpifje ndaj ish-kryeministrit. Që nga seanca e parë, mbrojtësit e Berishës mbetën pa gojë, të surprizuar nga vështirësia e dukshme e kërkesës sime: të tregonin me prova se cilin prokurim kisha fituar dhe, mbi të gjitha, çfarë marrëdhëniesh kisha patur ndonjëherë me Sacra Corona Unita-n. Me pak fjalë, Berisha për herë të parë duhej të tregonte edhe me fakte vlerën e fjalëve të tij. Për të, ky ishte një lloj revolucioni. Ndonjë politikan e kishte denoncuar në të kaluarën për shpifje, por Berisha ia kishte hedhur gjithnjë, me arsyetimin se gënjeshtrat janë një e drejtë në luftën politike, kështu që politikanët duhet t’i pranojnë si rregull normal i lojës. Po si i bëhet kur shpifja drejtohet kundër një qytetari të zakonshëm? Unë, si gazetar, jam vetëm një qytetar i thjeshtë, atëhere pse duhet të pësoja nga një rregull që nuk më përket mua?

Në fakt, Berisha dhe shumë nga mbështetësit e tij, prej vitesh përsëritin se shpifja, jo vetëm që është një e drejtë e politikës, por edhe shprehje e lirisë së shtypit, rrjedhimisht forma më e lartë e demokracisë civile. Një pretendim qesharak, por që tani përgënjeshtrohet edhe në rrugë gjyqësore. Pikërisht mbi këtë pistë u përpoqën të luftojnë edhe avokatët e tij, kur kuptuan se ata kërkesës së thjeshtë së përfaqësuesit tim ligjor për të sjellë prova, nuk kishin asnjë përgjigje për t’i dhënë. Por dështuan. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë të mbrosh Berishën në Gjykatë nga akuza e shpifjes, pasi ai, kur hedh baltë mbi njerëzit, nuk kërkon prova, nuk ka nevojë për to; ai e ndjen veten superior mbi faktet dhe mbi të vërtetën.

Vendimi që e dënoi Sali Berishën për shpifje ndaj meje, pikërisht për këtë arsye është historik: pasi për herë të parë në jetën e tij, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit e kupton që ligji i njerëzve të zakonshëm tani vlen edhe për të, kështu që akuzat personale dhe dixhitale që lëshon ndaj të gjithëve, tani duhet edhe të provohen. Dhe, nëse deri tani për të ka qenë e lehtë të bënte politikë duke ofenduar këdo dhe duke shpifur ndaj kujtdo, nga sot e tutje duhet ta dijë se gjyqtarët e këtij vendi janë të gatshëm madje edhe ta dënojnë.

Kur unë, në janar 2016, njoftova publikisht vendimin tim për të depozituar padi për shpifje kundër Sali Berishës, saktësova se këtë e bëja sepse sapo kisha fituar nënshtetësinë shqiptare dhe kështu që nuk isha një qytetar i huaj që kërkonte drejtësi, por një bashkëqytetar i tij. “Në këto 23 vite shpifje – shkruaja –  Berisha ishte në pushtet për të paktën 12 vite, duke pasur kontrollin total të SHIK, SHIU dhe në fund SHISH, policisë, prokurorisë, tatimeve, doganave dhe të paktën të tri qeverive. Por kurrë, asnjë prej shërbëtorëve të tij – të cilët kanë hetuar ndaj meje në çdo mënyrë të ligjshme dhe të jashtëligjshme – nuk ka mundur t’i dorëzojë një prove, që të faktojë, qoftë edhe një të vetme prej akuzave të tij të mjeruara. Pra, nuk jam vetëm unë ai, që them se ato ishin shpifje, as institucionet italiane dhe ndërkombëtare, që, në 35 vite karrierë gazetareske, kanë certifikuar ndershmërinë time. Prova e pafajësisë sime është pikërisht Doktori, i cili, edhe pse u bë gjykatës dhe prokuror, nuk ishte asnjëherë në gjendje të faktojë akuzë”.

Tani edhe një Gjykatë shqiptare më në fund ka certifikuar se si qendrojnë faktet: Berisha është një shpifës. Gjykatësi e ka dënuar të më paguajë 100.000 lekë (të reja) si shpërblim dëmi: këtë shumë unë do ta ve në dispozicion të financimit të një konkursi për gazetarë të rinj, me të cilin do t’u jap çmim dy artikujve më të mirë kushtuar luftës kundër shpifjeve dhe Fake news-eve.

Duket si një ëndërr: paratë e doktorit do të shërbejnë për të shpërblyer ata që, më në fund, i bëjnë jehonë vlerës të së vërtetës.