Ndoshta për shumë persona sot është e “premtja e mallkuar”, por jo për këto zonja në Liverpool.
Në Aintree sot është “Dita e Zonjave” dhe festa është e gjitha për ato, megjithëse nuk mungojnë edhe burrat.
Shampanja dhe pijet e tjera “rrjedhin lumë”, ndërsa për zonjat do të ketë edhe çmime për ato që janë veshur më me stil.
Cmimi do të jetë mijëra paund, madje do të ndahet edhe një “Range Rover”.