Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha dënohet për shpifje. Gjykata e Tiranës dënoi Berishën për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino. Padia u depozitua nga Bollino në muajin korrik të vitit 2016, ndërsa vendimi është dhënë sot nga gjykata.
Berisha kishte akuzuar gazetarin Bollino për lidhje me ‘Sacra Corona Unita’ ndërsa u dënua me dëmshpërblim dëmi dhe kostot gjyqësore. Bollino u mbrojt në procesin gjyqësor nga avokati Aranit Roshi. Kjo është hera e parë që Sali Berisha dënohet nga një gjykatë shqiptare.