Dy javët e ardhshme do të jenë të ngjeshura me takime qe lidhen me fatin e negociatave të Shqipërisë me BE, por edhe me ecurinë e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor, si dhe verifikim te rezultateve te deritanishme të reformës në drejtësi dhe fillimit të kulturës së ndëshkueshmërisë të kërkuar nga Angela Merkel që në korrik të 2015.
Përveç Mogherinit që do të vijë të martën, burime te sigurta për Ora News bëjnë me dije se Tiranën do ta vizitoje ne 23 prill edhe Presidenti i Këshillit, Donald Tusk.
Pasi të ketë mësuar edhe formulimin e rekomandimit te Komisionit Evropian, kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit më 25 prill i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Nje vizite qe vjen vetem dy jave pas takimit qe presidenti serb Aleksander Vuçiç zhvilloi me kancelaren gjermane Angela Merkel.