Nga Bledi Mane
1./
Na duhej firma e Elsës ndaj shkuam sërish atë mesdreke në zyrat e saj. Kishim mbaruar praktikën që kërkonte fakulteti dhe për ta vërtetuar, letra zyrtare e lëshuar nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dorëzohej në sekretarinë e katedrës së gazetarisë, dhe ne studentët automatikisht përfitonim kreditet.
Zyra e madhe e aktivistes së shoqërisë civile Elsa Ballauri në katin e dytë të një pallati të shëmtuar në mes të Bllokut, gjithmonë qëndronte me derën hapur dhe në të gjeje njerëz kurdo. Kurdo ishte atmosferë e këndshme dhe flitej e bisedohej lirshëm për gjithçka. Ne ishim 3 studentët e gazetarisë që kishim përfunduar praktikën rreth komunikimit publik, dhe korrektë në orarin e takimit, u shfaqëm në zyrën e madhe. 4 gra po bisedonin me zë të lartë dhe sa na panë ne, biseda u përpi në gojët e tyre porsi e ftohta që tkurret brenda sapo mbyll derën e një frigoriferi.
-Vazhdoni flisni vajza, u fola unë të katërtave por vetëm tre u ndjenë komode nga komplimenti im.
-Vajza ne? Pse tallesh të keqen teta, reagoi rrufeshëm gruaja më e moshuar në atë zyrë ndërkohë që duke treguar nga ne me dorë iu qa Elsa Ballaurit:
-Ja moj Elsa, edhe unë alamet djali kam siç janë këta të tre. Me edukatë, të urtë, punëtor, kokëulur…porsi një vajzë e turpshme e kam djalin tim. Alamet djali kam e nuk po i gjej dot nuse, më ngeli në derë.
Gruaja fliste pa pushim plot pathos dhe dukej sikur fatin e saj të pafat po na e inpononte edhe ne. Qahej e shkreta grua se djali i saj kish mbetur beqar e megjithëse i arsimuar, i punësuar, i rritur goxha nuk kishte pasur kurrë një femër në krah. Vetëm se tingëllonte kontraditore në atë çfarë fliste gruaja e drobitur. Mburrte dhe e etiketonte djalin se e kishte si vajzë të turpshme që gatuante, lante, pastronte, qëndiste dhe kujdesej për lulet në ballkonin e shtëpisë. E kishte djalin si vajzë e nuk po i gjente dot një vajzë ta martonte.
Gjithësesi edhe ne ia qamë hallin nënës për të birin e pasi morrëm firmat e Elsës, i premtuam me shaka se do ia gjenim një dashnore andej nga fakulteti ynë.
Nga zyra na përcolli Marjana, një tjetër aktiviste e të drejtave të njeriut e cila teksa na përqafonte, një moment qeshi në fytyrë dhe plot vërtik reagoi si fëmija para babagjyshit të fundvitit:
-Ja, ky është. Ky është superdjali që po flisnim!
Në katin e dytë një tjetër derë zyre u hap dhe në të u shfaq një djalë simpatik por që shikonte si skuth e i trembur. Nuk fliste por na kqyrte të tre ne djemve sa lart e poshtë, na hetonte me sy dhe brenda tipareve të asaj fytyre të bardhë fshihej një brengë e vjetër, e vjetër ngjyrë gri.
Marjana u bë sebep që ti jepnim dorën djalit e të prezantoheshim. Nga dora e tij e djathtë e bardhë, e butë dhe që filloj të djersiste, kuptuam se ishte djali i gruas që qante hallin. Ishte djali vajzë, djali që qëndiste dhe ndihmonte mamin kur lante rrobat, djali që nuk gjente dot nuse. Ishte Aldo Bumçi i vitit 2004 kur e mbante afër vëllai i Yllit, jo meteori, por Alberti. Alberti, vëllai i Ylli Rakipit e kishte punësuar ilegalisht në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare.
2./
E keni vënë re sa herë debatet publike mbi seksualitetin plasin në Shqipëri, opozita flet e para dhe në mënyrë hipokrite shqetësohet për vlerat e familjes. Mileti pret të dëgjojë alternativa sesi duhet të rritet punësimi, cilësia në arsim, të ulen taksat e të rriten investimet publike por opozita nxjerr të njëjtat fytyra të dyshimta që pëllasin pse pallohen në bythë meshkuj e pse paska në Shqipëri edhe femra që joshen nga një tjetër vaginë.
E po aq sa hipokrite tingëllon edhe poshtëruese kur Tritan Shehu gjatë gjithë karrierës së tij politike mbahet mend si perversi historik që filloi i pari penetrimin me perime duke ofenduar kështu edhe simbolin e Lushnjes, preshin plot vitamina, i cili u fut në anusin e gabuar.
Partia më e madhe e opozitës duhet ti bëjë karshillëk qeverisë por këtu te ne demokratët i bëjnë opozitë bythës. Dhe fyellit në të njëjtën vrimë ashtu si Tritani, i bie edhe Ervin Salianji, një tjetër opozitar me seksualitet aspak të dyshimtë. Salianji që e filloi karrierën politike nga krevati i pedagogut të tij, sot bërtet aq shumë kundër homoseksualizmit sa edhe Torrja i 21 Dhjetorit nuk e merr seriozisht.
Në respekt të Torres, homoseksualit më të famshëm shqiptar le ti kujtojmë pak historinë Partisë Demokratike, partia e parë antikomuniste.
Këta demokratë që bërtasin kundër regjimit monist harrojnë se burgjet shqiptare gjatë regjimit të Enver Hoxhës u mbushën edhe me homoseksualë shqiptarë, të dënuar nga ligji kundër pederastisë. Dhe sot qindra prej tyre kanë fituar statusin dhe dëmshpërblimin financiar si të persekutuar politikë. Pra, e shkruar qartë, demokratët me aktrimin e tyre homofob kundërshtojnë kauzën e lirisë dhe lëndojnë qindra e në mos mijëra anëtarë partie.
Besoj se kam miliona arsye të shkruaj e të tallem sot me “sarkazmën e bythës” kundër opozitës sepse aksionet e saj politike më trembin mua si qytetar, nuk trembin Edi Ramën. Këtë të fundit do ta plakin e do ta nxjerrin në pension në zyrën e kryeministrit. Një opozitë karnavale që kujton se do të vijë në pushtet duke sulmuar me fyerje, me miell e me mllef pse 300 shqiptarë pallohen në bythë nga qejfi e jo pse 3 milionë shqiptarë pallohen në bythë nga keqqeverisja…
3./
Le të kthehemi te Aldo. Aldo Bumçit që jo i qeshi por i zgërdhiu fati. Në vitin 2005, jo e ëma, por Partia Deokratike e bëri deputet, e bëri 3 herë ministër, e zhvirgjëroi, e martoi. I gjeti për nuse vajzën e Manushaqes së Safet Zhulalit dhe qysh atëhere jo vetëm Aldo, por edhe të tjerë aktorë si puna e Aldos, ia hodhën paq në sy të botës. Bota nuk i atakon e nuk i shan më si homoseksualë. Ata kanë dhënë prova si të fshehin seksualitetin e tyre, vjedhjet e tyre, krimet e tyre. Ata po japin prova se do mbeten shumë kohë në opozitë dhe kjo është shqetësuese! Shqetësuese jo për hallin tim, jo për bythën time. Shqetësuese për hallet e vendit, shqetësuese për bythën e Shqipërisë!
4./
Në foton ilustruese, Lulzim Basha, kryetari pa bythë i opozitës shqiptare.