Kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky.
Në fokus ishte koordinimi i përpjekjeve për një zgjidhje paqësore në rajonin e Donbas.
Zhelenski e falenderoi Ramën për përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në këtë zonë dhe rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Sipas njoftimit të Presidencës ukrainase, Rama i konsideroi të guximshme përpjekjet e këtij vendi për paqe.
Rama ftoi Zelenskyn të vizitojë Shqipërinë. Të hënën, Rama do të jetë në Vienë në një konferencë që OSBE zhvillon për luftën kundër terrorizmit.