osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“S(t)alla e Parlamentit”

“S(t)alla e Parlamentit”

Nga Bedri Islami

Në të gjithë botën ka rrugaçë. Shqipëria është ndër të paktat vende në botë që rrugeçërit i ka në parlament.

Në të gjithë botën ka njerëz që i shërbejnë shërbimeve sekrete të huaja. Disa e bëjnë nga dëshira, disa nga paraja, disa të tjerë ka vartësia ideologjike. Shqipëria është ndër të paktat vende që njerëzit e shërbimeve të huaja i ka në parlament. Nuk e bëjnë se kanë shkak të jenë të zemëruar me vendin e tyre, nuk shërbejnë se kanë një hall apo vijnë nga vendet, të cilit i shërbejnë.

Janë të tillë për dy shkaqe themelore: për pushtetin që i ka ikur nga duart ose e dëshirojnë me çdo kusht, dhe, lidhjet e tyre familjare i kanë shtyrë drejt kësaj jete. Edhe kur rasti i sjell të jenë presidentë apo shefa qeverie.

Edhe kur i kanë dajallarët funskionarë të lartë të një shërbimi të huaj, si, ta zemë të shërbimit serb, tek të cilët nënshkruajnë edhe në shenjë besnikërie e më pas mund të bëhen edhe ministra të brendshëm të vendit të tyre.

Në shumë vende të botës ndodh që përplasja për pushtetin sjell debat, mendim, në fund të fundit ecuri dhe dëshirë të ligjshme për pushtet.

Në Shqipëri, më saktë, në parlamentin e këtij vendi, përplasja vjen jo përmes debatit, por nga mendjet e boshta; debati është i panjohur përmes logjikës, por përmes sharjeve; fjala vizion është diçka e huaj dhe e papërfillshme; dhunuesit nuk nxirren jashtë me shqelma, por janë të sigurtë se do të jenë përsëri deputetë e ndoshta ministra.

Ministrat e sotëm ndjejnë keqardhje që, në një çast zemërimi hedhin ujë në drejtimin e tyre, kur, ata që i gjaujnë me miell e vezë, po ta kenë në duart e tyre, i hedhin edhe më shumë se kaq. Jo më kot dhe jo rastësisht i kanë kërcënuar dhe i vjen keq që viti 1997 nuk i vrau të gjithë.

Përse ndodh kjo në parlamentin e Shqipërisë, ku, pasi hidhen bomba tymuese dhe çizme, tani ripërsëriten skenat me ujë, miell, britje të çmendura dhe parulla në një gjuhë të huaj, të cilat, duke i mbajtur vajzat çupëlina deputete, më shumë se parlament, duan të të kujtojnë hyrjen e një shtëpie publike, ku vashat ndjellin klientët e tyre?

Qeveria e sotme mund të ketë mjaft të meta dhe, në fakt ka. Mund ta ndëshkosh për shumë gjëra, dhe është e drejtë që ndaj saj të mbash një gjykim më të ftohtë dhe më racional. Shefi i qeverisë së sotme, megjithëse është më i lexuari i shumë kohrave dhe i prirë drejt nacionalizmit, ende nuk e ka mësuar të vërtetën se pushteti i është dhënë atij nga njerëzit e zakonshëm, të cilët, në mjerimin e tyre, kanë pritur nga ai pikërisht shpresën.

Por, mbi të gjitha, qeveria dhe shefi i saj, duhet të marrë mësimin e mos mbajtjes së fjalëve: të fjalës që është dhënë rreth 5 vite më parë për të ndëshkuar krimin e ndodhur para ardhjes së saj në qeveri; fjalës që ka dhënë kur ishte në opozitë se maskarenjtë dhe oligarkët e politikës masakruese një ditë do të ndëshkohen për mjerimin dhe se, pas epokës së qeverisjes së saj do të jetë një frymë e re qeverisje.

Ajo dhe Ai nuk e bënë këtë. Po e lënë vendin ashtu si e gjetën, me njerëz të pandëshkuar e disa herë të mikluar pranë vetes. Edhe sikur të qeverisin në dhjetë vitet e ardhshme dhe gjasat janë të qeverisin gjatë, jo për meritë të tyre, por nga boshllëku politik që kanë përballë, ata, me këtë frymë, avashtësi dhe pritje, do të kenë përsëri pranë vetes, në atë sallë që nuk i ngjan asnjë parlamenti, po këta njerëz, të cilët kanë mbi vete vjedhje, tallje, shitje të atdheut dhe vrasje.

Dita e djeshme e parlamentit shqiptar nuk ishte e pazakontë dhe as e veçantë. Ishte ajo që ishte pritur. Një stallë parlamentare, ku njerëzit e shndrruar ktheheshin në origjinën e tyre mendore, ku asgjë nuk tjetërsohet, sepse janë gatuar të tilla në vitet e gjata të pritjes për të qenë dikush.

Flamur Noka, njëri nga të tjetërsuarit njerëzorë, që dikur, ndoshta, mund të kujtonte njeriun, të ngjall krupën kur proteston për të varfërit apo kur shfaqet në afërsinë e podiumit folës. Jashtë çdo logjike njerëzore, njeriu që dikur ishte i gatshëm t’i shërbente shërbimit të fshehtë serb, ku ka jo pak nga njerëzit e tij, ish ministri i brendshëm, ndoshta më i pagdhenduri që ka pasur ky vend, që në vend të mendimit ka agresivitet dhe në vend të mendjes duhet të jetë një kungull, i cili, mëkatin më të vogël ka apartamentet që ndau për familjen e tij, është bërë dashi përçues i dhunës parlamentare.

Mund të ndjesh përbuzje për veprimin e tij, por nuk mund të jesh i çuditur. Ai përfaqëson pikërisht atë frymë që është sot në grupin opozitar, ku gjen vendin e saj edhe Kryemadhi, varianti femër i Flamur Nokës, dhe, përçudnimi moral i Salianjit gjen ndotësi në shfaqjet naive të disa vajzukeve deputete, të cilat ende nuk kanë prekur punë me dorë, veç kësaj të deputetllëkut. Pa përmendur atë çunin pa identitet me mbiemrin Balliu…

Të gjithë sëbashku kanë drojën e pazakontë të Vetingut. Thelbi i çdo proteste është pikërisht ky: mundësia e humbjes së pasurisë së tyre dhe kthimi i tyre ashtu si janë në të vërtetë: në hiç.

Në të gjithë këto ditë, veç atyre gjyqtarëve që janë tërhequr nga profesioni për t’i shpëtuar kontrollit financiar, të paktë janë ata që kalojnë “klasën”, por, nëse kjo dë të kishte filluar me politikën, do të ishte një humnerë edhe më e thellë.

Një klasë politike që është e gatshme të përmbysë vendin për pallatet e tyre, një shumësi që është deleguar në parlament në emër të Njëshit për të qenë zero; disa trungje në vend të mendjeve, njerëz që nuk gëzohen se përçuan një vizion, por që sulmuan me gurë; grupe të politikës që ngjajnë më shumë me grupe kriminale se sa me njerëz të ligjit dhe që në të vërtetë duhet të jenë objekt i ligjit; liderë politikë që mburren kur u thonë se jeni agresivë… këta nuk mund ta bëjnë shtetin. Këta janë, në të vërtetë, antishtet.

Ne kemi një grup parlamentar opozitar që sundohet me dorë të hekurt nga një njeri i çartur, që, sa vjen e çartet më shumë, por që autoritetin e ka të mbivendosur mbi të gjithë e mbi gjithçka; që ka krijuar perandorinë e së keqes dhe lëshon, herë pas here, langonjtë e tij të politikës, si të ndërsyer. Një grup opozitar që mbështet lëvizjen e tij sipas humorit apo antihumorit të një njeriu bën atë çka ndodh në një sallë parlamenti. Jo rastësisht të kujton profilin e një lideri të dikurshëm fashist, lajmet për të cilin shtatmadhoria i përgatiste sipas humorit të ditës.

Shumë afera janë të ngritura mbi kokën e opozitës. Shumë prej tyre janë nën ankthin e një dite kur gjërat mund të jenë të prapshta për to, por të mbara për të tjerët dhe, të tjerët janë shumica. Armiku i tyre nuk është parlamenti. Ata e kanë bërë përcaktimin e tyre: është shefi i qeverisë, dhe ky ka qenë gjithnjë , jo kundërshtari, por armiku; dhe nuk është përjashtim nga rasti (armik i tyre ka qenë edhe Nano, në kohën e tij e më pas u bënë vllezër, edhe Majko, që shpërfillshm i vënë mbi kurriz pasuri marramendëse, edhe Meta, që tani është sivllai i tyre e nesër mund të jetë edhe Rama), armike e tyre është edhe një grua që, në genin e saj është e djathta, deri para kohësh në periferinë e sistemit, prokurorja e përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku, e cila po gjuhet më shumë se gjithë të tjerët sëbashku e po kërcënohet aq haptas sa nuk ndodh kurrë në një vend të zakonshëm demokracie; janë institucionet ndërkombëtare, të përmbledhura në dy emra, Donald Lu dhe Vllahutin, si ka ndodhur me të gjithë të tjerët; janë njerëzit e Vetingut që qëndrojnë jashtë dosjeve të tyre.

Në 28 vite pluralizëm shembja më e madhe që ka ndodhur është shteti. Shteti është shembur. Tani vendi ndodhet në mes dy përballjeve: të atyre që duan të bëjnë shtet dhe përmes dëshirës bëjnë gabime, dhe, atyre që duan antishtetin, shkatërrimin e shembjen e vazhdueshme të tij.

Berisha deklaroi triumfueshëm se revolucioni hyri në sallën e parlamentit.

Është e para herë që një revolucion nis me miell, vezë e ujë dhe ka figura krahasuese emra të tillë si Noka, Salianji e vetë atë.

E mjera opozitë, e cila, ende nuk e ka kuptuar se çmenduria ndaj pushtetit nuk është edhe çmenduria e krejt vendit.

Kur ta mësojë do të ketë nisur periudhën tjetër legjislative të opozitarizmit.