Pas akuzave të vazhdueshme të ardhura nga deputeti socialist Taulant Balla, kundrejt Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, një kundërpërgjigje e fortë ka ardhur dhe nga këta të fundit, të cilët citojnë se pasurinë e kanë të deklaruar në ILDKP.
“Në ndryshim nga bashkëshortja jote z. Rama, çdo qindarkë të fituar e kemi të xhiruar në rrugë bankare dhe të tatuar nga organet tatimore dhe të deklaruar në ILDKP, por problemi i juaj z.Rama është se ju njihni vetëm institucionin e shpifjes. Pyetjeve që ju na drejtoni, i jemi përgjigjur në mënyrë konstante prej 7 vjetësh, aty ku na e kërkon ligji, në ILDKP dhe është po ky insitucion që pasi ka verifikuar burimet e fitimeve tona, ka lëshuar një deklaratë publike që certifikon korrektësinë e tyre në raport me ligjin dhe konfliktin e interesit”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.
Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha i drejtohen kryesocialistit Edi Rama me një pyetje.
“Kush është bujari që i ka dhuruar bashkëshortes tuaj 100 milionë lekë pa interes? Si ka mundësi që këto para janë dhënë në dorë z. Rama dhe jo në rrugë bankare. Ku i mbani ju dhe bashkëshortja juaj këto para z. Rama, përderisa ato nuk figurojnë në llogaritë tuaja bankare”, thuhet më tej në reagim.