osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD nxjerr jashtë loje LSI, asnjë përfaqësues në komisionin që do të zgjedhë anëtarët e KQZ së re, zbardhen emrat

PD nxjerr jashtë loje LSI, asnjë përfaqësues në komisionin që do të zgjedhë anëtarët e KQZ së re, zbardhen emrat

Grupet parlamentare dhe Partia Demokratike kanë përzgjedhur ditën e djeshme përfaqësuesit e Komisionit të Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re. Ditën e hënë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi një letër krerëve të grupeve parlamentare dhe Partisë Demokratike, ku iu kërkonte të zgjidhnin anëtarët e Komisionit në fjalë.

Dje janë bërë publik emrat, ndërkohë ajo që vihet re është se LSI ka mbetur jashtë, pasi nga Opozita e Bashkuar ka vetëm një përfaqësues dhe ai është nga radhët e PD. Demokratët kanë përzgjedhur si përfaqësues për këtë komision, Oerd Bylykbashin, i cili do të flasë në emër të Opozitës së Bashkuar.

Sakaq dje Opozita e Bashkuar i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, duke i bërë me dije se i përzgjedhuri i tyre është Bylykbashi. Ndërkohë Partia Socialiste do të përfaqësohet në këtë komision nga Damian Gjiknuri, i cili ishte edhe përfaqësuesi i kësaj force në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Nga Grupi parlamentar Demokrat si përfaqësues në këtë komision është zgjedhur kreu i këtij grupi, Myslim Murrizi. Përfaqësuesi i katërt dhe i fundit është nga radhët e Grupit parlamentar Demokraci dhe Drejtësi, kësisoj Edmond Stojku është emri i fundit që i shtohet këtij komisioni.

Ky komision do të punojë për ngritjen e KQZ-së së re. Të enjten do të zhvillohet mbledhja për ngritjen e komisionit dhe më pas do të nisë puna për formatimin e KQZ së re, e cila do të ketë 12 anëtarë sipas dakordësisë së arritur mes palëve politike në tryezën e reformës zgjedhore.

Ligji për Kodin Zgjedhor

Neni 17-të i ligjit për “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ka të bëjë me zgjedhjen e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it. Në këtë nen sqarohet se Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Më tej neni 17 thekson se, paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë. “Për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave, Kuvendi ngre komision të posaçëm parlamentar, me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar. Procedura e kandidimit dhe e përzgjedhjes së kandidaturave kryhet sipas dispozitave të rregullores së Kuvendit për zgjedhjen në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj, përveçse kur përcaktohet ndryshe në këtë nen”, thuhet në ligj.

Ndërkohë pika 4 e nenit 16 të ligjit për Kodin Zgjedhor, sqaron se komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Komisioni më pas i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emra të kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë. Për secilën kandidaturë të listës shënohet propozuesi dhe organizatat apo partitë politike mbështetëse, nëse ka.

“Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Komisionerin, apo anëtarë të caktuar të Rregullatorit ose të KAS-it, me shumicën e kërkuar të votave sipas pikës të parë të këtij neni, atëherë administrata e Kuvendit hedh short midis të gjitha kandidaturave të paraqitura për votim Kuvendit për vendin përkatës.

Fituesi i njoftohet Kuvendit dhe shpallet i zgjedhur në seancë plenare nga Kryetari i Kuvendit”, thuhet në ligj. Ndërkohë sa i takon shkarkimit të Komisionerit, bëhet vetëm për të njëjtat shkaqe për të cilat nuk do të lejohej zgjedhja në detyrë e tij. Shkaqet për shkarkim duhet të kenë ndodhur pas fillimit të detyrës dhe duhet të jenë vërtetuar nga organet shtetërore që kanë kompetencë vërtetimin e tyre.