Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga disa nga kantiertët e ndërtimit në të gjithë vendin.
Rama shkruan se në disa kantiere të mëdha, puna vijon pa u ndalur.
Në videon e publikuar, shikohen punimet e deritanishme të mbikalimit që do të bëhet tek dogana. Punimet në këtë kantier kanë nisur që në nëntor të vitit 2018.
“Mirëmëngjes, dhe me ritmin e disa kantiereve të mëdha ku puna vazhdon pa u ndalur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.