osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Ja pse PD-LSI e sulmojnë SPAK! Meta e Berisha të parët që do goditen, të rrezikuar dhe 3 ministra të Edi Ramës

Spartak Ngjela: Ja pse PD-LSI e sulmojnë SPAK! Meta e Berisha të parët që do goditen, të rrezikuar dhe 3 ministra të Edi Ramës

Ngritja dhe funksionimi i organeve të drejtësisë duket se është një telash i madh për zyrtarët e korruptuar. Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë dy institucionet kyçe, që pas një kohe të gjatë do të ringjallë shpresat e qytetarëve për pushtetarët që janë të përfshirë në afera korrupsioni.

Por duket se klasa politike është ajo që është trembur më shumë, e veçanërisht Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Këto dy parti, prej një kohe të gjatë kanë shpërthyer në sulme të forta në drejtim të reformës në drejtësi, e veçanërisht ndaj SPAK.

Në lidhje me këtë reagoi ditën e djeshme avokati Spartak Ngjela. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se PD-LSI kanë shpërthyer në sulme të forta, pasi sipas tij liderët e këtyre partive janë më të korruptuar. Sipas avokatit, pas këtyre sulmeve në drejtim të reformës në drejtësi fshihen pikërisht presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se këto sulme janë të kota pasi SPAK dhe BKH janë ngritur nga ekspertiza amerikane dhe ajo europiane dhe nuk e ndalin dot.

“PD-LSI po e sulmojnë reformën në drejtësi sepse në ato dy parti janë liderët më të korruptuar të partive. Reforma është bërë kundër korrupsionit të PD dhe LSI . Ky ka qenë koncepti amerikan dhe jo shqiptar, pastaj u bë dhe koncepti evropian.

Të gjitha këto, edhe SPAK edhe goditjen e pushtetit gjyqësor që u bë për korrupsion e ka bërë ONM. SPAK e ka nxjerrë ONM me OPDAT dhe me ekspertizën amerikane, nuk ka lidhje fare mazhoranca. Por LSI dhe PD, d.m.th Berisha dhe Meta me gjithë grupin e tyre të korruptuar kanë frikë nga BKH e cila është duke ardhur. Në BKH janë të gjithë me shtetësi të dyfishtë, kështu e ka pranuar Kushtetuta shqiptare. Ata që pritet të vijnë janë me shtetësi amerikane dhe me shtetësi shqiptare, d.m.th që do drejtohen nga FBI.

Atëherë nuk ka asgjë në dorë mazhoranca këtu”, u shpreh Spartak Ngjela për gazetën “SOT”. Rrezikohen ministrat e Ramës Por avokati më tej në reagimin e tij për gazetën rrëzoi edhe pretendimet e opozitës për ndikim të mazhorancës në reformën në drejtësi. Sipas Ngjelës, mazhoranca qeverisëse nuk ka asnjë akses të ndërhyjë në organet e reja të drejtësisë, duke shtuar se të prekur nga reforma janë edhe 4 ministra të kabinetit “Rama”.

Për Ngjelën, rrjedha e zhvillimeve në vend nuk mund të ndryshohet as me blerje të njerëzve të drejtësisë dhe as me ryshfete në administratat shtetërore. “Por edhe mazhoranca rrezikohet, me 3 ose 4 ministra të tyre dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me kryeministrin. Por 3-4 ministra janë në listën e SPAK. Mazhoranca nuk flet dot. Në të vërtetë u ka lëshuar rrugë reformës në drejtësi dhe do t’i lëshojë rrugë edhe reformës antikorrupsion. Pra është frika që i bën këta që të kundërvihen por nuk kanë fuqi.

Ndërkombëtarët qeshin me budallaqet e tyre. Këshilla ime është kjo, shprehja e famshme e “Prende la vita come ti viene” pra “Merre jetën ashtu si të të vijë” e Dante Aligerit nuk e ndryshon dot rrjedhën e jetës me korrupsion, blerje gjyqtarësh e prokurorësh apo ryshfete të administratës shtetërore. Nëse SPAK e përfundon strukturën e vet, të gjitha këto bihen. Asnjë gjë nuk mund të ndodhë më nga këto në Shqipëri”, u shpreh avokat Spartak Ngjela për gazetën “SOT”.