osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja që të humbë mandatin?!

Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja që të humbë mandatin?!

Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporcional (pa prag, si në Izrael) mund të përputhen përqindjet e partive në rang vendi me përqindjen e mandateve parlamentare të secilës parti në garë. Në çdo sistem tjetër, ekziston mundësia statistikore për shmangie mes këtyre dy përqindjeve.

Fjala vjen, në zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, PS-ja siguroi zyrtarisht vetëm 48% të votave në rang vendi, por fitoi 74 mandate parlamentare (53% të mandateve të mundshme).

Në zgjedhjet e 2013-ës, koalicioni PS-LSI-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 57.5% të votave në rang vendi, por fitoi 83 mandate parlamentare (59.5% të mandateve të mundshme).

Në zgjedhjet e 2009-ës, koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 47% të votave në rang vendi, por fitoi 70 mandate parlamentare (50% të mandateve të mundshme).

Dhe një shmangie e madhe ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës, kur koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 41% të votave në rang vendi, por fitoi 73 mandate parlamentare (52% të mandateve të mundshme).

Shembuj të tillë shmangiesh mund të gjehen kudo në historinë elektorale botërore, por aktualisht në Shqipëri pyetja është: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja, që të mos arrijë dot kuotën magjike të 71 mandateve?

Nga një simulaticion statistikor i 1000 skenarëve të ndryshëm të numrave historikë elektoralë në qarqe, më rezulton që, nëse PS-ja bie nën 45% të votave në rang vendi, është shumë i vogël probabilieti (nën 1%), që (me sistemin e vjetër elektoral) të arrijë shifrën e 71 mandateve socialiste (Shënim: Ndonjë mandat ekstra socialdemokrat apo dibran del përtej analizave statistikore…).

Ndërkohë, në qoftë se sistemi elektoral ndryshon (si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut), llogaritë statistikore ndërlikohen. Me ndryshimet e sistemit elektoral (si pasojë e 30 korrikut), PS-ja e ka luksin të bjerë edhe nën 45% të votave në rang vendi, e prapë të krijojë qeverinë (ndoshta edhe me ndihmën e pazareve politike që mund të bëhen nga dita e zgjedhjeve parlamentare, deri në mbledhjen e Kuvendit të ri…).