Pas fitores 5-1 ndaj Austrisë kombëtarja Shpresa vijon të gëzojë një formë fantastike. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.
Kuqezinjtë duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e madhe.