Skënderbeut i kthehet titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr dy vite më parë nga Komisioni i Etikës në FSHF. Lajmi u bë publik nga vetë klubi korçar përmes faqes së tij zyrtare. Sipas njoftimit, KAS-i ka pranuar kërkesën e Skënderbeut për kthimin e titullit të sezonit në fjalë.
Një lajm i bujshëm në Korçë, pasi është një titull më shumë në historinë e klubit, që është gjithashtu në një betejë ligjore me UEFA-n në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës që ajo ka dhënë pak kohë më parë. Çështja vazhdon dhe klubi Skënderbeu shpreson të fitojë të drejtën edhe këtu.
Ankimimi i çështje së titullit të hequr ishte bërë nga klubi Skëndërbeu në gusht të vitit 2017 dhe sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë vendimin përfundimtar.