Policia e Shtetit ka ndaluar sërish reperin e njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”.
Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet duke qëlluar me pistoletë nga makina e tij.
Tashmë Stresi do të përballet me akuzat e “armëmbajtjes pa leje” si dhe “prishje e qetësisë publike”. Raportohet se policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij.
Po ashtu, raportimet flasin se ne lokalin ku po qendronte mbremjen e djeshme Stresi dhe disa te tjere, u gjet kokaine dhe pritet të kryhet verifikimi për pronesine e droges se gjetur.
Reperi kishte panifikuar një koncert në Shkodër i cili tashmë me sa duket do të anulohet. Gjithsesi do jetë gjykata që do vendosë nëse Stresi do qëndrojë në qeli apo jo./a.m.