Ka qenë gazetari Bledi Mane që ka zbuluar emrat e tre bukurosheve që sipas tij pritet të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme në listat për deputete. Bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri, që sipas tij do të kandidojë në listat e PS-së në Kukës, Klodjana Shalën nga PD, dhe ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj që sipas tij do të kandidojë në Gjirokastër, nga radhët e LSI-së.
Pas postimit të Manes, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka reaguar Brisida Shehaj ish drejtoresha e Tatimeve dhe e televizionit të Ndroqit, ndërkohë që në Instagram e ka ripostuar shkrimin e tij shoqëruar me një ikonë me shenjën e të qeshurës me lot, ku duket se ka ironizuar me shkrimin e Manes. Sepse Shehaj ka “shumë kulture” dhe është ironike e madhe, ndaj e hodhën në rrugë, si një gabim i madh i Ramës me të përzgjedhurat në administratë.