Ditën e sotme kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi thoshte se për shkak të një takimi të kryeministri Rama në këtë qytet ditën e nesërme, ministria ka pezulluar mësimin në Shkollën Industriale “Arben Broci”.
Por edhe njëherë Voltana ka dalë blof dhe e gjitha në fakt ka qenë një Fake Neës nga ana e kryebashkiakes së Pd-së.
Kjo sepse siç duket nga fotot e siguruara ditën e sotme, të pesë profilet e kësaj shkolle vazhdojnë mësimin normalisht dhe nuk ka asnjë pezullim mësimi.
Ndoshta, Voltana ka parasysh kohën kur kryeministër ishte Berisha e ku gjithë institucionet linin punët për të qenë të pranishëm në takimet e tij.
Nesër në Shkodër Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në shkollë me rastin e 50 vjetorit të saj dhe do te jetë prezent në çeljen e panairit të punës për këtë qark.LEXO.AL