osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luftëtarët e miellit, ose heroizmi pa ide

Luftëtarët e miellit, ose heroizmi pa ide

Nga Ilir Yzeiri

Po e them që në fillim, pa bërë asnjë sprovë që ta ndërlikoj frazën apo që ta fsheh mendimin dhe të stërholloj arsyetimin, shkurt : shqiptarët sot janë më fatkeqët në rajon sepse ata kanë opozitën më të dobët, më pa vlerë dhe më të pështirë, shqiptarët sot e kanë demokracinë të dhunuar sepse njëri krah i saj, opozita është e çartur mendsh, pa vizion dhe nuk përfaqëson shpirtin opozitar të vendit,shqiptarët sot janë të trishtuar sepse gjithnjë e më shumë po binden se vendi po shkon drejt një sistemi unipartiak.

Elitat politike në këtë vend nuk mund të shkëmbehen më. Opozita ka bllokuar ajrin e lëvizjeve opozitare dhe e ka asfiksuar shpirtin opozitar të shqiptarëve. Kështu siç po sillet kjo opozitë, Edi Rama do të dalë në pension si kryeministër dhe duke qeverisur pa alternativë do ta legjitimojë personalitetin e tij me shumë më tepër autoritarizëm sesa sot.

Nëse do të përpiqemi të lexojmë veprimet e këtyre kohëve të fundit të opozitës, gjëja e parë që të bën përshtypje është se aksioni opozitar është pa përmbajtje dhe pa ide. Të gjithë e mbajmë mend që para se të ndodhte akti vandal mbi instalimet private të sporteleve që do të mblidhnin taksën në Rrugën e Kombit, opozita ishte në gjumë ashtu si gjithmonë dhe opinioni sapo ishte njohur me skandalin e financimit rus të lobuesve të Lulëzim Bashës. Banorë të Kukësit, por edhe të rrethinave të asaj zone, kishin paralajmëruar një protestë për të kundërshtuar tarifat e larta, sipas tyre të pagesës për qarkullimin në « Rrugën e Kombit ».

Mirëpo, ditën e protestës, një grup vandalësh dhe huliganësh e hodhën në erë zemërimin e protestuesve dhe, duke shkatërruar dhe djegur pronën private, krijuan një precedent të keq. Shqiptarët panë edhe njëherë me sy se dhuna, agresivititeti dhe zjarrëvënia që të kujtonte vitet e errëta të tranzicionit shqiptar, ishin aty të fjetura dhe të përgjumura gati për të nisur një film të shëmtuar e tragjik. Në një rast të tillë cilado opozitë edhe ajo më radikalja, do të duhej që, më së pari, të distancohej nga dhuna e më pas të nxiste qeverinë dhe të ndiqte të gjitha rrugët ligjore që konflikti që ishte krijuar të zgjidhej sa më parë.

Cilado opozitë do të duhej ta bënte këtë. Mirëpo, si është e mundur që PD-ja, e cila gjatë qeverisjes së saj të parë u bë shkaktare që të digjej Shqipëria dhe të niste rebelimi i armatosur më i përgjakshmi në Shqipëri, pikërisht, kjo forcë politike që ka mbi shpinë damkën e shkaktarit të zjarrëvënies në Shqipëri, kjo forcë politike me emrin PD dhe Sali Berisha, njeriu që në të gjitha tekstet e historisë së Shqipërisë do të përshkruhet si presidenti që i vuri flakën Shqipërisë në vitin 1997, kjo forcë politike dhe ky njeri, në vend që të distancoheshin menjëherë nga dhuna e vandalëve në Kukës, ky njeri u pa në një mbledhje të grupit të parlamentar të PD-LSI-së duke përlasur dorën në tavolinë dhe duke kërkuar zjarr.

Ky njeri, në vend që të heshtte, u kërkonte të gjithëve që tani duhet ta djegim përsëri Shqipërinë, që zjarrin në Kukës nuk duhet ta lëmë të fiket. Dhe sharlatanët që e ndoqën pas këtë të rrjedhur prodhuan skena banale dhe një retorikë po ashtu banale me protesta para policisë apo në gjykata. Ndërkaq edhe ajo shkëndijë e vërtetë opozitarizmi që u vu re në Kukës u hodh në erë dhe u tradhtaua nga protagonizmi karnevalesk i opozitës.

PD-ja, në vend që të rrinte mënjanë dhe të linte protestuesit që të organizoheshin vetë, nxitoi dhe u rrëmbeu atyre kauzën dhe e dogji shpirtin opozitar të të gjithë atyre që me të drejtë apo pa të drejtë, kishin dalë të protestonin për taksën e lartë të qarkullimit në « Rrugën e Kombit ».

Në atë protestë kishin dalë të gjithë, kishte madje edhe këshilltarë socialistë që protestonin. Pra ajo protestë ishte frut i shpirtit opozitar qaytetar të Kukësit dhe banorëve të atyre anëve. Mirëpo PD-ja dhe Berisha e përdhosën atë protestë dhe duke u rrëmbyer atyre protestuesve flamurin e betejës politike me qeverinë, e kthyen atë manifestima nga një përballje qytetëruese në një vandalizëm banal. Pas kësaj bllokuan disa rrugë dhe tani në fund u panë duke gjuajtur me miell e vezë në Parlament.

Të gjithë kemi të drejtë të pyesim. Përse ? Pra, çfarë ka ndodhur, përse opozita sillet kështu ? Kush mund të më thotë mua se përse opozita gjuajti sot me miell e vezë, pra përse ajo bën obstruksionizëm siç thuhet në terminologjinë politike ? Cili është motivi i këtij aksioni ? Çfarë ka ndodhur ? Artikulimet dhe retorikën e opozitës që e shpall këtë qeveri si narkoshtet, si qeveri e drogës dhe e krimit e pesëqind e një të zeza e dimë të gjithë. Veshët e shqiptarëve ende nuk janë shëruar nga monologët idiotë dhe hakërrimat prej kalamani të çartur mendsh të Lulëzim Bashës në çadër. Pra të gjitha këto i dimë.

Në zgjedhje nuk fitoi kjo alternativë. Ka fituar Edi Rama dhe PS-ja. PD, LSI e të tjera forca politike janë të dënuara me opozitë. Mirëpo, jeta në Shqipëri dhe kuptimi i saj nuk janë vetëm halli i Sali Berishës dhe i Monika Kryemadhit nga mëngjesi në darkë. Shqiptarët që kanë vendosur të rrinë në Shqipëri duan të jetojnë normalisht dhe PD e LSI duhet ta dinë se nuk është fare probelm i shqiptarëve pse Monika do rrijë përjetësisht në opozitë dhe Berisha do të duhet t’i ngrysë vitet e fundit të jetës në gjykatë.

Opozita shqiptare po sillet në këtë vend me arrogancë dhe si rrugaçe rrugësh dhe harron se në hapësirën publike nuk është vetëm ajo. Sapo lind një lëvizje opozitare qytetare, me vrap nxiton opozita dhe rrëmben flamurin dhe altaparlantin dhe i sposton ata duke u bërë protagoniste vetë. Nis një debat për orientimin seksual të njerëzve dhe opozita edhe aty rrëmben flamurin dhe bëhet protagoniste.

Nuk ka asnjë pore të jetës opozitare që të mos asfiksohet nga opozita e dalë boje shqiptare. Pasi shpartalloi PD-në dhe pasi flaku tej gjysmën e lidershipit të saj, Lulëzim Basha dhe Berisha me Monikën po bëhen tani si ata kaçakët e maleve që bllokonin rrugët e Vilajetit dhe plaçkisnin karvanet ose u vinin atyre gjobë. Duke plaçkitur shpirtin opozitar të këtij vendi dhe duke su sjellë si rrugaçë ordinerë, opozitarët e sotëm e kanë vrarë shpirtin e vërtetë opozitar të këtij populli, opozitarizëm që duhet të bëhet me dije, me kulturë, me argumente, me mençuri dhe me vetëmohim, jo me hajdutë e vandalë.