Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në postimin që bëri për të lajmëruar se nga marrëveshja e sotme Izraeli do njohë Kosovës si shtet e ka quajtur Kosovën shtet me shumicë myslimane.
Me postimin e tij, presidenti e konsideron Kosovën pjesë e rajonit të Lindjes së Mesme.
“Një tjetër ditë madhështore për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Me shumë vende myslimane dhe vende arabe do pasojnë”-shkruan Trump.
Trump lajmëroi se nga marrëveshja e sotme Izraeli e njeh Kosovën shtet të pavarur ndërsa thotë se më shumë vende të botës arabe do pasojnë pas kësaj ngjarjeje.