Ish-deputeti i PS, Shkëlqim Selami iu është përgjigjur akuzave të PD, se kryeministri Rama u shfaq në Lungomaren e Vlorës i shoqëruar nga persona të inkriminuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike e quajti takimin e Ramës me ish -eputetin e PS-së Shkëlqim Selami si një sfidë ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila më herët kishte bërë thirrje kryetarëve të partive për të lënë jashtë listave personat e inkriminuar.
Ditën e sotme nuk ka munguar as reagimi i Selamit i cili ka publikuar të gjitha dokumentet e institucioneve italiane dhe shqiptare që vërtetojnë pafajësinë e tij.
“Te nderuar miq , duke u nisur nga nje postim i djeshem jam i detyruar te bej nje sqarim per te gjithe ju qe me mbeshtesni , se te ishte per keta nuk do te merresha kurre: Me vjen vertet keq per fatkeqesine tuaj si force politike , sepse e katandiset si mos me keq duke hequr dhe ato pak vlera qe qene aty . E katandiset nje parti pa vizion, pa ide, pa program , pa elektorat dhe kerkoni te merrni pushtet duke hedhur balte pa lidhje . E di qe vazhdon prapavija politike, dhe e di qe u gatua parmbreme ne Vlorë nga ai qe e gatoi edhe ne 2016, por ju them , ta dini mire , se ju si parti te beheni bashke me LSI ne Vlorë nuk merrni dot vota sa marre UNE I VETEM .
Ta le menjane PS dhe Edi Ramen se atyre u bije elektorati nga spondi. Tani ju them ndryshoni taktike per zgjedhjet e 2025 se keto te 2021 i keni humbur qe kur dogjet! Ta marresh vesh mire o kuzhinier qe nuk kam bere asnje dite burg jo dy se jane shume. Megjihate po postoj disa dokumenta nga Ministria e Drejtesise Italiane dhe dy vendime te Gjykates se Shkalles te Pare dhe te Apelit te FORMES SE PRERE qe provojne pafajsine time!
Latinët e vjetër thonë: “…e kanë një arsye të gjithë ata që merren me ty….Arsyeja e vetme, është se nuk mundin të arrijnë deri atje ku je ti…” Vazhdo Mik udhën tënde të bukur”, shkruan Selami.