osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA-BE alarmojnë politikën shqiptare, fillojnë intrigat

SHBA-BE alarmojnë politikën shqiptare, fillojnë intrigat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dje pretendime se nuk është kërkuar vetëm arrestimi i Ilir Metës nga ambasadorët, pasi ka pasur një kërkesë dhe për arrestimin e tij. Duke folur dje në studion e “ABC News”, ai tha se ka qenë ambasadorja Romana Vlahutin ajo e cila i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e tij.

Madje sipas tij, Llalla ka informuar Bujar Nishanin, që ishte president në atë kohë. Por deklarata e Berishës tregon dhe një herë se ambasadorët e SHBA-BE kanë vënë në alarm politikën shqiptare. “Unë kam pasur rast analoge me Vlahutin. Sado që ajo e ka mohuar unë e besoj. Zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ambasadore ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Para se Adriatiku (Llalla) t’i thoshte Nishanit ishte një ambasador i rëndësishëm që ma ka rrëfyer. A e besoj unë këtë? 100%. Kur ke fiksime dhe komplekse nuk mund të ndalesh.

Ajo u tha para ca muajsh ambasadorëve: “Mos hajdeni me telefona sepse disa kate më poshtë është Sali Berisha dhe ju përgjon”. Ose është e sëmurë ose maniake dhe ajo duhet të ketë një “berishofobi” 10 herë më ta madhe se Rama. Ajo bën një provokacion të madh sa shumë kanë qeshur. Kjo është e aftë të bëjë çdo përpjekje. Unë nuk mund ta komentoj këtë në rastin e Lu sepse në rastin e tij nuk e jam i bindur”, tha ai dje.

Ish-kryeministri po ashtu shpërtheu sërish në akuza ndaj ambasadorëve. Ai deklaroi se qëllimi i Lu dhe Vlahutin ishte kapja e reformës në drejtësi nga Soros.

“Reforma në drejtësi është hedhur në erë. Ky përvetësim që i bëri Edi Rama drejtësisë, do t’i kushtojë atij edhe lëkurën e tij, sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithçka t’i japin drejtësinë atij. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Sot s’ka reformë, reforma është e hedhur në erë që në momentin e vendosjes së Ramës si kryeprokuror”, tha Berisha.