osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet raporti, 13 zyrtarë të lartë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit

Zbardhet raporti, 13 zyrtarë të lartë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit

Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka zbuluar se 13 zyrtarë të lartë në vendin tonë figurojnë se kanë qenë të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit. Në Parlament ka mbërritur raporti vjetor i këtij institucioni dhe aty janë dhënë detaje nga puna gjatë vitit 2017, vit gjatë të cilit nisi dhe procesi i hapjes së dosjeve të Sigurimit.

Aty thuhet se i janë nënshtruar verifikimit mbi 800 persona, kryesisht zyrtarë për emërime apo ngritje në detyrë dhe ka rezultuar se 13 prej tyre figurojnë si bashkëpunëtorë të Sigurimit.

“Kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës rreth 821 (tetëqind e njëzet e një) kandidatë apo zyrtarë, përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, apo kandidatë për deputet në zgjedhjet që sapo lamë pas, në kuadër të transparencës së fushatës zgjedhore. Mbi bazën e dokumentacionit të administruar, rezultojnë pozitiv 795 figura të verifikuara (nuk ekzistojnë dokumente të ish-sigurimit të shtetit për ta) dhe negativ 13 figura të verifikuara (figurojnë të ketë materiale në emër të tyre), nga Autoriteti”, thuhet në raportin e cituar nga “Sot”. Një tjetër shqetësim që ngrihet aty është se politika i ka shpëtuar procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës.

Vetëm 3 deputetë kanë kërkuar të hapen dosjet ndërsa pjesa tjetër aspak. Po ashtu, gjatë zgjedhjeve ishin vetëm dy parti që kërkuan verifikim për kandidatët, PDIU dhe APD. Nga ana tjetër bëhet me dije se janë 14 institucione në vend që kanë nisur verifikimet për stafet e tyre, duke paraqitur kërkesa pranë Autoritetit të Dosjeve.

Në raport janë dhënë detaje dhe sa i takon procesit të verifikimit në kuadër të reformës në drejtësi. “Për 197 emra kandidatësh që kanë aplikuar për t’u zgjedhur si anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (Vetingu), është kryer procedura e vlerësimit të cilësive të tyre etiko- morale në kohë reale. Është kryer procedura e vlerësimit të cilësive etiko-morale të 51, kandidatëve për t’u zgjedhur si anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga radhët e Avokatisë, nga radhët e shoqërisë civile, nga radhët e pedagogëve të fakulteteve juridike dhe shkollës së Magjistraturës, (ku 4 prej kandidatëve figuronin si gjyqtarë, prokurorë në procese penale politike dhe si bashkëpunëtorë”, vijohet më tej.

Kërkesat

Në mbledhje të Autoritetit janë trajtuar paraprakisht dhe legjitimuar rreth 280 kërkesa individuale, për të cilat në raportin 65% është përmbyllur procedura mbi bazën e vendimmarrjes së Autoritetit dhe të tjerat janë në proces, ku kryesisht kemi të bëjmë me kërkesa, për të cilat ekzistojnë dokumente(dosje, fashikuj/fletë regjistri etj) të krijuara nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit.

Po ashtu janë legjitimuar 25 (njëzet e pesë) kërkesat të paraqitura nga studiues/media, për njohjen me dokumente të veçanta, për qëllime kërkimore shkencore dhe në funksion të edukimit qytetar. Sipas të dhënave, ka përfunduar procesi për 10 kërkesa, nëpërmjet vënies në dispozicion të dokumenteve arkivore, në zbatim të neneve 35, 36 dhe 37 të ligjit nr. 45/2015.

Kërkesat e tjera janë për tu trajtuar në vitin pasardhës. Gjithashtu është kryer dixhitalizimi i rreth 140 (njëqind e dyzet) dokumenteve të administruar sipas rastit (dosje formulare, dosje e punës, dosje personale, dosje e hetuesisë, dosje hetimore gjyqësore, fashikuj, fletë regjistri et), në total rreth 30.000 (tredhjet mijë) fletë, që i është vënë në dispozicion kërkuesit. Është kryer procesi i anonimizimit të rreth 50 dosjeve formulare, personale dhe të punës, të cilat ishin kryesisht në nivelin e klasifikimit “tepër sekret” dhe “sekret”, përpara procesit të njohjes dhe vënies në dispozicion personave të interesuar, në total 9000 fletë.