Takimi i kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të vendit, Ilir Meta, ka zgjatur vetëm 10 minuta.
“Jo s’e ka ndonjë rëndësi, por…”/ Përfundon takimi i shkurtër Rama- Meta, zbardhet çfarë u diskutua (Batutat e shkëmbyera mes tyre)
Burimet nga presidenca bejne me dije se Rama i është shprehur presidentit se ishte gati për zgjedhje në çdo datë, përveç 2 majit që janë Pashket ortodokse.
Rama u largua sërish me makinë pa dhënë asnjë prononcim për median e instaluar tek presidenca sot.
Zyra e shtypit të Presidencës ka transmetuar live në Facebook, një pjesë nga takimi mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama .
Në hyrje të takimit Meta i parashtroi kryeministrit arsyet e këtij takimi, ndërsa tha se vendosja e datës nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.
Duket që takimi nuk ka zgjatur shumë, kanë mjaftuar vetëm 10 minuta.
Pjesë nga fjala mes tyre
“Unë fillova të zhvillonim konsultimet për datën e zgjedhjeve, me qëllim për të ndihmuar sa më shumë për një proces gjithëpërfshirës, jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo edhe kalendarë të tjera sic janë festat zyrtare. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja edhe mendimin tuaj si përfaqësues të PS dhe të mazhorancës”.
Ilir Meta: Përshëndetje, si kaloni? Si kaluat?
Edi Rama dhe Taulant Balla: Hiç mirë.
Më pas Meta tha: Ndonjë kafe ndonjë caj..