Dje u mbajt takimi i shumëpritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ku mësohet se ishte e pranishme edhe vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka.
Ajo rrallë merr pjesë nëpër takime, por bëhet pjesë vetëm e atyre takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat ka interes babai i saj, Donald Trump.
Mediat raportojnë se Ivanka foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë.
Në përfundim të takimit, kryeministri Avdullah Hoti është shprehur në një konferencë për median se sot pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington
“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.
Ndër të tjera ai ka theksuar edhe një herë se nuk është shtruar dhe se nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.
“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti.