Ish-zëdhënësja e PD, aktualisht zëdhënësja e Sali Berishës, ka dalë kundër Partisë Demokratike, përsa i përket formularit të vetëdeklarimit të kandidatëve për deputetë.
Mëhilli, është kundër në pyetjen që lidhet me deklarimin e pasurisë.
“Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”?
Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë?
Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave? Mesa dimë, ai që do të bëhet deputet. Pasi të zgjidhet I tillë, e deklaron pasurinë në institucionet përkayëse (ILDKP) Në fakt, problemin e kanë më shumë ata që e pranojnë, jo ata që e kërkojnë këtë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për pasurinë…”, shkruan ajo.