Ka qenë krye-këshilltar i ministrave Ruli-Prifti dhe drejtor i minierave, naftës dhe energjisë në këtë ministri; i cili e kishte vënë këtë industri në shërbim të pasurimit të familjes Meta; por mbrëmjen e 23 marsit 2010, vetëm 4 muaj pas arrestimit dhe dëshmisë “Dosje Nr. 78/2, me 114 faqe e 53 CD”, ai u telefonua nga një drejtor i LSI të dilte “për kafe miqësore” te Pallati i Sportit ku kishte shtëpinë dhe u rrëmbye
Presidenti Ilir Meta, ka punësuar e paguan sekretarin D. H, ish-drejtor i Inspektoratit të Punës, si “kalendarist” për t’i kujtuar ngjarjet dhe ditët simbol; të cilat ai i nderon qysh në mëngjes me mesazh në “FB”; madje nuk harroi as “Ditën e Ashures”.
Ndërsa për 30 gushtin, “Ditën e të zhdukurve”, Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë homazh përkujtues për të zhdukurit, dhe as apel drejtuar institucioneve të drejtësisë, për të zbuluar çfarë ka ndodhur me ta.
Për “Ditën e të zhdukurve”, Ilir Meta duhej të bënte patjetër një homazh e përkujtesë, mbasi në listën e të zhdukurve, ka mikun e tij familjar, partiak e zyrtar, Eduard Belegu, ish-krye-këshilltar i ministrit Dritan Prifti dhe drejtor i krom-bakrit.
Pse ka frikë, t’i kujtojë dhe emrin, një ish-drejtori e miku familjarë të cilin e kishte shoqërues dhe në takimet e nivelit të lartë brenda Shqipërisë e udhëtimet zyrtare jashtë saj?
Heshtja e Ilir Metës ndaj emrit dhe “veprës” së Eduard Belegut, ka nisur qysh mbrëmjen datës 23 mars 2010, pasi ai u telefonua e u ftua “për kafe mqësore” nga një drejtor skraparli i LSI në ministrinë transporteve.
Madje, Ilir Meta, i cili “vriste” këdo që përgojonte drejtorin e krom-bakrit, Eduard Belegu, nuk tha asnjë fjalë, as ditën kur bashkëshortja Ilirjana Belegu, bëri denoncimin për rrëmbimin e bashkëshortit, i cili i kishte thënë se “do dilte të pinte një kafe me ata të partisë”.
Ilir Meta, madje as Monika Kryemadhi që e thërriste “vëlla”; nuk reaguan as kur bashkëshortja e Eduard Belegut, u kërkoi sqarime se cili ishte drejtori i LSI që e kishte ftuar për kafe dhe kërkoi zbardhjen e tabulateve telefonike.
Kujtojmë këto dy fakte zyrtare nga dosja hetimore:
Zhdukja e Eduard Belegut tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ndodhi 4 muaj pas arrestimit të tij për krim finaciar në krom e bakër; dhe lirimit të “çuditshëm”, pas dëshmisë në prokurori, mbyllur në “Dosje Nr. 78/2, me 914 faqe deklarime e dokumente dhe 53 CD-Audio”.
Prokuroria gjatë hetimit, nuk pranoi si ligjore, dëshminë “tele-audio” të biznesmenit korçar të ferro-kromit me firmën “Kuarci Blace shpk”, Arefi Jakupllari; i cili deklaroi, se atë mbrëmje i telefonoi Belegut, por mori një përgjigje të shqetësuar e të thatë: – “Flasim më vonë”, shoqëruar me zhurma të shumta, ndërsa pas 10 minutash telefoni ishte fikur.
Harresa e Ilir Metës dhe në “Ditën e të zhdukurve”, është mosmirënjohje ndaj Eduart Belegut, i cili vetëm me faturat e eksportit të kromit, i siguroi 4 milionë Euro familjes së Ilir Metës, me këto 2 marifete: Shitja në bursë ishte me 220-240 USD/ton, ndërsa në shtet arkëtohej si shitje me 50-90 USD/ton; dhe për çdo 100 ton krom të nxjerrë, raportohej vetëm 20-30 ton.
Ndoshta, Ilir Meta e ka harruar vërtetë, që 30 gushti është “Dita e të zhdukurve”, ndaj po i rikutojmë, se mes të tyre është dhe ish-“bankieri” i tij Eduard Belegu; shpallur i tillë me Vendim Nr. 1746, datë 11.03.2019 të Gjykatës Tiranë.
Të paktën, Iliri e Monika, ta përkujtojnë “vëllain” e zhdukur Eduard Belegu, tani që janë të qetë, ngaqë është shpallur edhe ligjërisht i zhdukur./Pamfleti