Turi i dytë i Europa League, sikurse edhe pritej, rezervonte skuadra të forta për klubet shqiptarë që garojnë në Superiore.
Kukësi, Lacci dhe Teuta u kualifikuan, pasi ia dolën të kalojnë me sukses skuadra si Slavia Sofia, Kesle dhe Beitar Jerusalem.
Sot, në Nion të Zvicrës prej orës 13:00, është hedhur shorti dhe tre klubet e Superiores kanë mësuar edhe rivalët me të cilët do të përballen në turin e dytë.
Granada, Apollon Limassol dhe FC Steaua Bukuresht ishin tre skuadrat që Teuta rrezikonte dhe goglat i kanë vënë skuadrës durrsake ekipin e e La Liga, Granada në shtëpi.
Renova dhe Kukësi kundër Hajduk Split dhe Wolfsburg, kurse Laçi do ndeshet me Hapoel Beer Sheva, sikurse ndodhi vjet në turin e parë.