osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çështja e detit, ministri i Jashtëm grek: Shumë shpejt do arrijmë paktin me Shqipërinë për kufirin, të nisin negociatat

Çështja e detit, ministri i Jashtëm grek: Shumë shpejt do arrijmë paktin me Shqipërinë për kufirin, të nisin negociatat

Në kulmin e një konflikti të përshkallëzuar me fqinjin turk, Greqia bën të qartë se po punon me një strategji të mirëfilltë për zgjerimin e ujërave territorialë në rajonin e Mesdheut.

Në një intervistë për mediat greke, ministri i Jashtëm Nikos Dendias u shpreh se në këtë kontekst së shpejti do të arrihet edhe një marrëveshje me Shqipërinë për zgjerimin në Jon. Sipas tij, Greqia ka një strategji të qartë për zgjerimin e ujërave territorialë në mënyrë graduale. “Greqia ka provuar se promovon dialogun me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim.

Përmes dialogut të ndershëm arritëm marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, nënshkrimin e marrëveshjes së mbrojtjes me SHBA. Dhe gjithashtu, përmes dialogut, i cili do të fillojë së shpejti, ne do të arrijmë një marrëveshje edhe me Shqipërinë. Kryeministri njoftoi të mërkurën e kaluar shtrirjen e ujërave tona territoriale në dymbëdhjetë milje detare në detin Jon në Peloponez.

Greqia ka një strategji të qartë për zgjerimin gradual të ujërave territoriale”, tha Nikos Dendias. Më tej, ministri i Jashtëm grek bëri thirrje për dialog, ku kërkoi që ato të zhvillohen pa kërcënime dhe shantazhe. “Dialogu duhet të zhvillohet pa kërcënime dhe shantazhe e pa provokime për luftë. Greqia është një shtet modern dhe i besueshëm europian i shekullit XXI dhe mund të punojë vetëm për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të saj përmes dialogut, sipas rregullave të përcaktuara nga ligji ndërkombëtar.

Ne presim të njëjtën gjë nga bashkëbiseduesit tanë, pa asnjë përjashtim. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Turqisë që të marrë pjesë në realitetin modern ndërkombëtar, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e shteteve të tjera përreth tij”, u shpreh ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias. Greqia do të apelojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nëse nuk arrihet një marrëveshje me Turqinë përmes dialogut. Ndërsa presidenti Recep Erdogan ka përsëritur qëndrimin e tij se Turqia nuk i dorëzohet pushtuesve dhe asnjë kërcënimi.