Gazetari Blendi Fevziu është përplasur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste pasi ky i fundit po rendiste disa prej skandaleve publike të qeverisë “Berisha”.
Moderatori i emisionit ka ndërhyrë teksa diskutohej pagesa në rrugën e Kombit, duke mbrojtur ish-kryeministrin.
Në përgjigjet e ashpra, Fevziu shfajsonte ish liderin e PD-së Berisha duke artikuluar se gjatë qeverisë së PD nuk ka pasur në asnjë dokument me tarifën 8.6 euro për kalim në këtë rrugë.
Debati
Fevziu: Për të futur tollin në rrugë
Balla: E ka gabim, hapi i parë që ka hedhuri ndjeri Oldashi, nuk është tenderi, por studimi
Fevziu: Balla të lutem do më dëgjosh mua, e pa ra thua që ka një tender, është caktuar çmimi. Ke dalë studio më studio dhe thua që është 8.6 euro. Gënjen!
Balla: Është rekomandimi i IFC-së
Fevziu: Është gjë në dokumente, rekomandimi është gjë tjetër…
Balla: Është vendimi i qeverisë.
Fevziu: E para çfarë thotë IFC çfarë thotë. Ndërtim i të gjitha pikave të plota në rrugë, dublikimi i rrugës dhe hapja e tunelit
Balla: Hape arkivën dhe do ta shikosh që të shikosh se e ke gabim.
Fevziu: Jo se kam gabim, më dëgjo të lutem.