Një person është ndaluar në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë mbrëmjen e sotme.
Burime per median bëjnë me dije se ai është ndaluar pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa udhëtonte me këtë autobus me persona të tjerë.
Personi në fjalë ka rezultuar pozitiv pas kryerjes se tamponit në laboratorin “Intermedica”, i licencuar nga Minisitria e Shëndetësisë.
Laboratori në fjalë dyshohet se nuk ka lajmëruar ministrinë sipas protokollit që të merreshin masa për të prekurin me Covid-19.
Pasagjeri, i cili rezultoi i infektuar është ndaluar në palën greke dhe menjëherë u bë transporti i tij me ambulancë.