Një grup prej katër shqiptarësh kanë rënë në gjurmët e policisë greke, pasi ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Janinës.
Në këtë zonë ata kryenin vjedhje të banesave, dhe qytetarëve në rrugë, duke i kërcënuar me jetë.
Në pranga ka rënë një 25-vjeçar, ndërsa janë identifikuar edhe tre të tjerë që janë shpallur në kërkim .
Policia tha se karakteristikë e pjesëtarëve të bandës ishte se ata i kryenin grabitjet me fytyra të maskuara, ndërsa ishin tepër të dhunshëm.
I kërcënonin me jetë viktimat, i rrihnin dhe i lidhnin, por edhe i plagosnin.
Pre e tyre, një vit më parë, ra edhe një 90-vjeçar i cili qëndroi për disa muaj në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia thotë gjithashtu se deri tani ka verifikuar 13 grabitje të kryera nga grupi, që prej prillit 2017, kur datohet fillimi i veprimtarisë kriminale.