Maqedonia e Veriut ka shënuar 6 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 duke rënduar bilancin e humbjeve të jetës. Ndërkohë 131 raste të reja janë regjistruar së fundmi, rreth 30 më pak se dje.
Viktimat ishin 2 në Shkup, 2 në Prilep dhe nga një në Ohër e Shtip. Po ashtu 86 pacientë arritën të fitojnë betejën ndaj COVID-19.