osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPECIALE/ “Trupi im ka luftuar shumë për të mbijetuar”, rrëfimi i Anës. Pasi fitoi luftën e vështirë me Covid-19 tregon pengun e jetës

SPECIALE/ “Trupi im ka luftuar shumë për të mbijetuar”, rrëfimi i Anës. Pasi fitoi luftën e vështirë me Covid-19 tregon pengun e jetës

Pak kohë më parë, ka dalë fitimtare nga një luftë e vështirë dhe fare e panjohur me një armik të padukshëm që ka pushtuar mbarë botën. Quhet Ana dhe jeton në Tiranë me bashkëshortin. Ende e dobët, e lodhur nga gjithë cfarë ka kaluar, me zërin që shpesh herë i dridhet 59 vjecarja rrëfen për News24, luftën e mundimshme me koronavirusin.

Gjithcka nisi në mes të korrikut kur një temperaturë që arrinte deri në 37.5 ishte simptoma e parë që e bëri Anën të dyshojë për praninë e virusit në trupin e saj. Temperatura e vazhdueshme dhe gjendja që përkeqësohej nga dita në ditë, e detyruan Anën të shkojë në një klinikë private për të bërë skanerin e mushkërive, sepse thirrjet e saj për kryerjen e tamponit mbetën pa përgjigje. Ekzaminimi me skaner tregoi që Ana ishte pozitive me COVID 19.

Në ditën e nëntë që nga dita e parë e shfaqjes së simptomave, Ana përfundoi në spitalin Shefqet Ndroqi, pasi dridhjet e trupit dhe temperatura e lartë po e rrëzonin me shpejtësi organizmin e saj. Pas vizitës dhe diagnostikimeve, mjekët i rekomanduan të vijojë terapinë në shtëpi. Jo vetëm se në spitalet covid nuk kishte vende, por sepse Anës i duhej të kujdesej edhe për të atin e moshuar, edhe ai i prekur thuajse në një kohë nga koronavirusi.

Terapia venoze zëvendësoi mjekimin e mëparshëm për 59 vjeçaren dhe babain e saj. Përpos gjendjes së rënduar shëndetësore, Anës i është dashur të përballet me një sërë peripecish që kanë zanafillë te paragjykimi dhe frika për shkak të COVID 19. Për disa ditë me radhë askush nuk ofrohej të bëntë injeksionet apo serumet për të dhe të atin.

Për 18 ditë resht, gruaja pati probleme të theksuara me pagjumësinë, pasi ankthi dhe stresi i sëmundjes duket se kishin sulmuar edhe shëndetin e saj mendor. Dhe nuk është cudi, pasi në shumë raporte të OBSH flitet se virusi Covid 19 prek edhe sistemin nervor.

Pas më shumë se një muaji vuajtjesh e mjekimesh fatmirësisht gruaja tashmë është mirë, por ajo që kaloi do të ngelet gjatë në kujtesën e saj. Ana e ka pagëzuar me një emër të vecantë virozën Covid 19.

Historia e Anës nuk mbaron me përmirësimin e saj. Në shtratin e sëmundjes për disa ditë qëndroi edhe i ati i moshuar. Në fillim ai po e përballonte mirë terapinë; por koronavirusi tregoi edhe njëherë pabesinë e tij.

Trupi i të moshuarit nuk mundi të luftonte më dhe u dorëzua përgjithmonë. Ana mes lotësh thotë se vdekja e të atit do të jetë pengu që do e shoqërojë gjithë jetën.

59 vjeçarja thotë se çdo mjekim e terapi e ka mbuluar me shpenzimet e veta, pasi spitali nuk ofronte asgjë për pacientët që kuroheshin në shtëpi.

Para se të diagnostikohej pozitive me COVID 19, djemtë e 59 vjeçares si shumë të tjerë ishin skeptikë mbi egzistencën dhe rrezikun e virusit. Por pas asaj që ndodhi në shtëpinë e tyre, sigurisht mendimi ndryshoi.

59 vjeçarja iu bën thirrje të gjithëve, edhe skeptikëve; që të bëjnë kujdes për të parandaluar prekjen nga SARS Cov 2. Ajo kërkon nga të gjithë që nëse nuk kujdesen për veten, të paktën të kujdesen për të tjerët.

Ana sot është një nga fitimtaret në luftën me koronavirusin dhe me gjithë zemër shprehet e gatshme të dhurojë plazmën e saj, për të shpëtuar këdo që mund të ketë nevojë.

Fjalët dhe historia e kësaj gruaje të panjohur për shumëkënd, mund të shërbejnë më shumë se cdo shifër e publikuar nga autoritetet, që cdonjëri të bëjë sa të mundet për të parandaluar infgektimin me covid 19 dhe akoma më shumë për të mbrojtur të tjerët, prindërit dhe gjyshërit të cilet mund të përballen me një luftë shumë të vështire dhe shpesh here me fund të hidhur ….