Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Greqinë pas mesnatës. Tërmeti me shkallë 4.7 rihter u ndje në orën 03:18 të mëngjesit të sotëm në veri të Igumenicës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra u raportua 24 km në veri të Igumenicës. Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 6 km.
Lëkundjet ishin të forta sa u ndjenë deri në juglindje të Elbasanit, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme të lënduar apo dëme materiale.