Një i ri me emrin Rediart Buzheri, bashkë me të atin Islam Buzheri, ka rrahur kreun e njësisë administrative të Lazaratit, Muharrem Basha.
Mësohet se Buzheri është militant i flaktë i Partisë Demokratike, dhe në profilin e tij në Facebook, mbizotëron ngjyra blu.
I riu është pjesë e strukturës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike prej vitesh.
Në kopertinën e profilit të tij, aim ban foton e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e konsideron ‘burrë shteti’.
Ndërkohë, Buzheri, me anë të postimeve, shihet që ka marrë pjesë në të gjitha protestat e selisë blu.
Ai ka pozuar krah Lulzim Bashës, Flamur Nokës, dhe disa figurave të tjera të selisë blu.