osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Studimi anglez/ Brataj jep detaje për ilaçin që po jep rezultate pozitive në luftën kundër COVID-it

Studimi anglez/ Brataj jep detaje për ilaçin që po jep rezultate pozitive në luftën kundër COVID-it

Mjeku i njohur Skënder Brataj ka sjellë në vëmendje një studim në Angli, i cili flet për një ilaç i quajtur deksametazon dhe që ka rezultuar i suksesshëm në luftën kundër COVID-it.

Brataj shkruan ky ilaç është i njohur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) teksa edhe ka sjellë formula ekzakte se si përdoret ky ilaç.

Eksperienca angleze dhe studimi mbi përdorimin e deksametazonit në pacientët me Covid-19.

Çfarë është deksametazoni dhe a funksionon kundër COVID-19?

Deksametazoni është një kortikosteroid që përdoret në një gamë të gjerë sëmundjesh për efektet e tij anti-inflamatore dhe imunosupresive.

Nga një studim klinik në pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në Angli u vlerësua se deksametazoni kishte efekte të mira për pacientët më kritikë.

Sipas rezultateve paraprake të shpërnndara nga ky studim dhe nga OBSH, rezulton se pacientët që trajtohen në terapi intensive me ventilatorë, trajtimi me këtë medikament zvogëlon vdekshmërinë me rreth një të tretën. Po ashtu edhe në pacientët që kërkojnë trajtim vetëm me oksigjen, vdekshmëria është zvogëluar me rreth një të pestën.

A është përdorur deksametazoni në të gjithë pacientët e shtruar në spital?

Për këtë studim jo, pacientët e përzgjedhur u caktuan rastësisht midis formave të të ndryshme të trajtimit. Deksametazoni u administrua si një preparat oral (i lëngshëm ose tablet) ose intravenoz, me dozë prej 6 mg një herë në ditë për dhjetë ditë.

Në gratë shtatzëna ose që ushqenin fëmijët në gji, pacientët u trajtuan me prednisolon (një kortikosteroide më i butë) 40 mg të administruar në rrugë orale. Pas këtij testi dhe rezultateve të mira deksametazoni nën këshillim mjeksor përdoret gjerësisht edhe në banesë.

A është dezametazoni në listën e medikameteve të OBSH-së ndër ilaçet thelbësore?

Po, deksametazoni është përfshirë në listën e modeleve OBSH të ilaçeve thelbësore (EML) që nga viti 1977 për disa indikacione në formulime të shumta. Që nga viti 2013, deksametazoni (formulë injektuese) është indikuar për sindromën e distresit respirator tek foshnjat. Prednizoloni është gjithashtu i pranishëm në EML dhe u përfshi në 1984.
Deksametazoni dhe prednisoloni janë përfshirë në EML për indikacionet e mëposhtme:
-Sëmundje alergjike ose të mbindjeshmërisë, pa specifikuar më tej llojin
-Dhimbje dhe edemë për shkak të malinjitetit të tumoreve në kujdesin paliativ
-Nauze dhe të vjella,
-Si pjesë e protokolleve të trajtimit për disa tumoreve(kancere) të indeve të gjakut.

Këto indikacione janë të gjera dhe mund të përfshijnë gjithashtu dëmtime të mushkërive që lidhen me citokinat(siç dihet Covidi shkaton njëtempest citokinash). Po ashtu si një parandalim ose trajtim i sindromës respiratore akute (ARDS) të shoqëruar me infeksione të rënda respiratore akute dhe pneumoni virale. Të dy ilaçet rekomandohen gjithashtu edhe për fëmijët.

A është deklametazoni i njohur nga OBSH?

Po, deklametazoni 4 mg / ml në ampula 1 ml, është kualifikuar për përdorimin e tij në sëmundje të shoqëruara me HIV/AIDS, por jo për COVID-19. Një tjetër produkt si injektim i deklametazonit është aktualisht nën vlerësim.

Çfarë doze u përdor në studimin e pacientëve të shtruar në spital?

Dekzametazoni u përdor në test si një përgatitje orale (e lëngshme ose tablet) ose intravenoze 6 mg një herë në ditë për dhjetë ditë.

Në gratë shtatzëna ose me qumësht gjiri në vend të deksametazonit u përdor prednisoloni 40 mg në rrugë orale (ose hidrokortizon intravenoz 80 mg dy herë në ditë).

Cilat janë efektet anësore tipike të deksametazonit?

Deksametazoni është përgjithësisht i sigurt. Prezanton një mjekim të favorshëm midis rriskut dhe përfitimit, veçanërisht në pacientët me pneumoni të rëndë, ndërsa përfitimi është më pak i dukshëm në pacientët me pneumoni jo të rëndë. Për shkak se trajtimi është i shkurtër, madje edhe në doza të larta, kortikosteroidet nuk shoqërohen me efekte anësore serioze. Rritja e glicemisë në gjak (hiperglicemia) është e përkohshme.

Përdorimi i zgjatur (më shumë se dy javë) mund të shoqërohet me shfaqjen e glaukomës, katarakti, ritension hidrik, hipertension, efektet psikologjike (p.sh., lëkundjet e humorit, problemet e kujtesës, konfuzioni, ose axhitim), shtim në peshë ose rritje të rrezikut të infeksioneve dhe osteoporozës.

Për rikujtesë, të gjitha këto efekte anësore nuk shfaqen kur përdoret për periudha të shkurtëra më pak se dy javë (me përjashtim të hiperglicemisë që mund të përkeqësojë diabetin).

Si krahasohen dozat e përdorura në pacientët e shtruar në spital me ato që përdoren normalisht?

Testimi përdori 6 mg deksametazon per os në ditë ose me rrugë intravenoze për dhjetë ditë.

Doza më të larta të deksametazonit janë përdorur për sëmundje të tjera për një kohë të gjatë dhe dihet se kanë qenë të sigurta.

A mund të përdoren steroidet tek të moshuarit / fëmijët / shtatëzënia?

Po, mund të përdoren tek fëmijët dhe të moshuarit. Në shtatëzani, gjatë studimit u përdor prednisolon oral ose hidrokortizon intravenoz në vend të deksametazonit.

A është deksametazoni i disponueshëm dhe në çfarë formulimesh në të gjithë botën?

Po, deksametazoni nuk është patentuar dhe është tregtuar në formulime të ndryshme (p.sh. tableta, lëng, solucion për injeksion) për shumë vite. Në përgjithësi është i disponueshëm në shumicën e vendeve.

Formulimet më të zakonshme janë:

Tableta: 0.5mg, 0.75mg, 1mg, 1.5mg, 2mg, 4mg dhe 6mg

Solucioni oral: 0.5mg/5ml, 20mg/5ml dhe 1mg/ml (koncentrat)

Ampula për injeksion: 4 mg/ml, 20 mg/5 ml

Dr. Skender Brataj /Shqiptarja.com