Gjatë një prononcimi për mediat nga Vjena, kryeministri Rama u pyet edhe për deklaratën e Presidentit Meta se do të mbrojë Kushtetutën përsa i përket pretendimeve të Greqisë për t’i zgjeruar me 12 milje në Detin Jon.
Gazetarja: Presidenti Ilir Meta u shpreh se do të mbrojë Kushtetutën?
Edi Rama: Presidenti dihet, s’është nevoja të na e kujtoni sërish, por duhet të dijë se para se të thotë se përse ka shkuar atje se atë e dimë. Të informohet mirë, të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë në ujërat e përbashkëta.
Të bëjë atë që duhet të bëjë. Kjo është si puna e kanioneve të Skraparit. Meta të jetë i qetë, s’ka rafting me Kushtetuesen.