Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë me dije gjatë përditësimit të të dhënave ditore se numri në total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 12.981. Ndërkohë, në total 498 persona kanë ndërruar jetë.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.