osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha-Meta-Basha tre avokatët e shitjes së detit, PS e kundërshtoi paktin në vitin 2009, nuk do ketë ripërsëritje

Berisha-Meta-Basha tre avokatët e shitjes së detit, PS e kundërshtoi paktin në vitin 2009, nuk do ketë ripërsëritje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka reaguar ditën e djeshme lidhur me zgjerimin detar me 12 milje të Greqisë në detin Jon, ku ka kujtuar se ai dhe partia e tij në vitin 2009 e kundërshtuan paktin detar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaroi se PS në opozitë atëkohë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes detare që u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha. “Kujtesë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e Lulzim Bashës për detin.

Më 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta.

Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese”, tha Balla.

Për më tepër ajo marrëveshje u rrëzua dhe Balla konstaton se PS mbetet gjithmonë në anën e duhur të historisë. Ai akuzon Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën se ishin tre avokatët kryesorë të marrëveshjes antikombëtare. “Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese.

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë. Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli i nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë”, tha Balla.