Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilën e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën në Bjellorusi. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i Ramës me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së, Kim thekson nevojën për një dialog konstruktiv mes palëve për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.
“Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, shkruan Kim.