Kukësi i bashkohet Teutës dhe Tiranës në raundin e radhës së Europa League, pasi eliminoi bullgarët e Slavias së Sofjes.
Edhe pse në letër dukej një ndeshje e vështirë, nënkampionët e Shqipërisë treguan grintë dhe dëshirë për t’u konfirmuar më tej në futbollin europian.
Ndeshja nisi e barabartë me të dyja ekipet që në pjesën e parë më shumë studionin njëra tjetrën sesa sulmonin.
Goli i parë për Kukësin erdhi në minutën e 57 me anë të një penalltie që u dërgua në rrjetë nga Friday.
Miqtë barazuan në minutën e 81 me Krastev. Kur mendohej se ndeshja do të shkonte drejt shtesës vjen dhe goli i avantazhit për djemtë e Gegës me anë të Cooper.
Ndërkohë, Laçi u kualifikua në raundin tjetër të Europa League pas goditjes së 11-metërshave.
Ndeshja ndaj Keshlas së Azerbajxhanit përfundoi 0-0, ndërsa Laçi kaloi më tej pasi u tregua i saktë në të pesta penalltitë, ndërsa vendasit gabuan 11-metërshin e fundit.
Gjithashtu Shkëndia dhe ish Shkumbini i Tetovës, i pagëzuar me emrin Renova do vazhdojnë sfidën e Europa ligë.