Kohë për të festuar te Teuta dhe këtë herë këtë e thotë edhe Edi Martini, arkitekti i kësaj skuadre që pas Kupës së Shqipërisë i solli qytetit të Durrësit edhe kalimin e turit në Europë përballë një kundërshtari me shumë emër si Beitar Jeruzalem.
“Ishte ndeshje e vështirë, e dinim forcën e kundërshtarit. E filluam ashtu si do ta dëshironim, shënuam shumë shpejt duke bërë nervoz kundërshtarin, e dinim që ishin shumë sulmues, i lëshuam territory, kishin pak raste, bllokuam pikat e tyre të forta, bëmë atë që kishim menduar të bënim para ndeshjes.
Për durrsakët ka nisur mirë kjo verë. Si fitues të Kupës së Shqipërisë përfituan nga FSHF-ja 50 milionë lekë (të vjetër), e më tej duke transferuar Sherif Kallakun te Lokomotiva e Zagrebit morën afro 150 mijë euro.
Me triumfin e ditës së sotme ndaj Beitar Jerusalem me rezultatin 2-0, skuadra e Teutë ka mbushur arkat me plot 690 mijë euro në total. Një buxhet i mjaftueshëm për të qenë të qetë në sezonin 2020-2021.